Më në fund, Xhuka reagon dhe kujton familjen atdhetare. Ç’dreqin po ndodh në Inspektoriatin e Pasurive?

Saga e ILKDP-së ka vijuar sot me dy zhvillime të tjera. Pas kallëzimit penal të njoftuar dje nga 34 punonjës të inspektoriatit, shënjestra e kësaj padie kryeinspektorja Zana Xhuka, ka reaguar me një njoftim për median. Aty thuhet se “çdo akt, fjalë dhe veprim, rezultojnë të përsëritura, si një qëndrim të politizuar të papreçedent politik, të organizuar nga individë brenda dhe jashtë një insitutucioni të pavarur, me synimin e vetëm frenimin e Inspektorit të Përgjithshëm, Zana Xhuka, në përmbushjen e detyrës së saj tërësisht ligjore, dhe krejtësisht të pavarur”. Xhuka ka njoftuar se, ka pezulluar nga detyra një inspektor të këtij institucioni (Shkëlqim Ganaj), për dhunë fizike dhe verbale, duke kërkuar nga Policia e Shtetit, mbrojtje për familjen e saj dhe vetë atë.
Xhuka ka kujtuar edhe prejardhjen e saj familjare. "Si një individ që rrjedh nga Familja Gjuka (Xhuka) dhe Familja Shehu, kontribuese në shekuj në shtetformimin e Shqipërisë dhe të Kosovës, me penë dhe me gjak, ju garantoj se do ta përmbush këtë detyrë me dinjitet, profesonializëm dhe integritet të lartë, si çdo detyrë të mëparshme, në përputhje të ligjit dhe vetëm ligjit”.
Sa i përket ngjarjes tjetër, Xhuka paskësh mbledhur më herët gjithë stafin, për t’u kërkuar rebelëve të heqin dorë nga kallëzimi. Pasi këta refuzuan, erdhi deklarata për shtyp. Në të cilën, Xhuka flet për arsimin dhe familjen, por jo për shumë akuza konkrete lidhur me punën.
a.k
Comments
Edhe une rrjedh nga nje
<p>Edhe une rrjedh nga nje familje atdhetare, por se kam shtetin prone timen. </p>
Mbase familja Gjuka (Xhuka)
<p>Mbase familja Gjuka (Xhuka) mund te jete e njohur dhe duke qene e panjohur, por sa per familjen "Shehu", ajo rezulton e panjohur pikerisht sepse eshte shume e degjuar, njesoj si familjet "Hoxha" apo "Prifti".</p>
Edhe kjo xhuka eshte pjese e
<p>Edhe kjo xhuka eshte pjese e nje sistemi te kalbur ne te gjitha hallkat e tij, prandaj jemi ne kohen per nje rilindje, po rilindje te verte, ama. Jo rilindje per rilindje, po rilindje per institucionet e ngrehines shteterore.</p>
Add new comment