Plas paraja me fajde. Rrugëdalje emergjence në mungesë të kreditimit bankar

Gazeta Panorama, duke iu referuar edhe sondazhit të fundit të Bankës së Shqipërisë (qytetarët dhe bizneset po marrin para jashtë bankave, thotë me elegancë raporti), shkruan se qytetarët dhe bizneset kanë nisur të kërkojnë rrugë alternative financimi. Prej më shumë se një viti, bankat e nivelit të dytë e kanë vështirësuar deri në pamundësi marrjen e një kredie. Raportet e Bankës Qëndrore në fakt thonë se bankat private kanë ashpërsuar kushtet e kredidhënies, me kritere që janë të pamundura për shumicën dërrmuese të bizneseve dhe individëve. Kësisoj, bizneset dhe qytetarët po marrin para me fajde, nga të njohur të tyre apo nga individë të tjerë që zotërojnë shumë të mëdha parash. Rritja e fajdeve ka marrë përmasa shqetësuese. Fakti që Banka e Shqipërisë e përmend në raport, do të thotë që fenomeni është bërë masiv.
“Funksionimi është i njëjtë me piramidat e përjetuara më parë, por në të kundërt”, thotë Panorama. Janë individë të caktuar që pranojnë financimin e bizneseve apo qytetarëve, pra i japin para hua, me interesa që realisht janë të frikshëm. Në tregun e Tiranës qarkullojnë njerëz që huazojnë shuma deri në qindra-mijëra euro, me interesa shumë më të larta se të bankave, por të gatshëm për financim. Në tregun informal mund të marrësh kredi me interesa 5 deri 7 për qind, jo në vit, por në muaj. Skema funksionon e thjeshtë. Në rast se kërkon një financim prej 10 mijë eurosh për një vit, duhet të paguash 7 për qind në muaj. Pra 700 euro çdo muaj. Në fund të vitit duhet të paguash edhe shumën totale. Por çfarë garancie kanë “bankierët”?! Duke qenë treg informal, edhe garancitë janë informale. Marrëveshjet nënshkruhen mes palëve dhe si garanci në bazë të shumës që financohen lihen makina, shtëpi apo deri dyqane.
a.k
Comments
Dhe pastaj fillojne vrasjet
<p>Dhe pastaj fillojne vrasjet</p>
Add new comment