Stafi i ILKDP-së, kallëzim penal ndaj eprores Xhuka

Postuar në 21 Tetor, 2013 09:19

Një fillim ishte një letër e hapur me akuza ndaj eprores së tyre, drejtuar publikut dhe institucioneve më të larta në vend. Tani, një muaj më pas, stafi i Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit të Deklarimit të Pasurive ka bërë kallzim penal ndaj kryeinspektores Zana Xhuka. Ky kallëzim përmban akuza për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe vjedhjes nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga nenet 248 e 135 të Kodit Penal. Në tekstin e bërë publik në disa faqe online, ndër të tjera denoncohet fakti që Xhuka ka larguar nga puna punonjës edhe pse gëzonin statusin e nëpunësit civil, “për shkakun e vetëm se nuk pranuan të firmosnin urdhrat e saj të kundërligjshëm lidhur me administrimin e deklaratave të interesave private për subjekte të vecantë dhe përfitimin e padrejtë nga ana e saj të vlerave monetare dhe aseteve në ILDKP”. Po kështu Xhuka nuk ka pranuar të rikthejë në punë të larguarit edhe pse KSHC dhe Zyra e Përmbarimit kanë urdhëruar rikthimin e tyre. Ajo akuzohet se ka larguar nën presion nga shërbimi civil drejtoren e IT dhe ka emëruar në këtë pozicion, “në kundërshtim flagrant me ligjin për statusin e nëpunësit civil, pa konkurs”, një njeri të ndjekur penalisht. Stafi i ILDPK-së akuzon se eprorja ka refuzuar të firmosë raportet e Inspektorëve të Lartë ku propozohen kallëzime penale dhe gjoba për zyrtarë me fshehje pasurie qindra mijë dollarë dhe konflikte flagrante interesi.

 

Tekstin e plotë e gjeni edhe në linkun: http://www.gazetatema.net/web/2013/10/21/zana-xhuka-kallezohet-penalisht-per-korrupsion-dhe-shperdorim-te-detyres-nga-punonjesit-e-vet/

 

a.k

Comments

Submitted by Ladi (not verified) on

<p>vazhdon spastrimi i PS ndaj administrates se ahstuquajtur &quot;e djathte&quot;. Haahahah, kane ngritur stafin qe t&#39;i bien drejtoreshes. Hajde gallate hajde. Meqe u mbyt anija e PD, tani jane ne gare te gjiteh qe t&#39;i japin nje te shtyre te gjithe te punesuarve te kohes se PD-se.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.