Franca e përgjuar “kombëtarisht” nga NSA, Parisi acarohet

Ironikisht, sot që e përditshmja pariziene “Le Monde” publikoi një artikull ku thuhet se Agjencia Kombëtare e Sigurisë e SHBA-së, NSA, ka përgjuar më shumë se 70 milionë telefonata të francezëve, mbërrin për vizitë në Paris sekretari i Shtetit Kerri, për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit për zgjidhjen e krizës siriane. Artikulli-bombë bazohet në informacionet e nxjerra nga dokumentet e Eduard Snoudenit, dezertorit të CIA-s. Sipas gazetës, jo vetëm terroristët e dyshuar, por edhe biznesmenë të lartë dhe figura të njohura politike kanë qenë pjesë e përgjimeve. Ministri i Jashtëm francez Loran Fabius thirri për shpjegime ambasadorin amerikan Rivkin, teksa deklaroi: “Këto lloj praktikash mes partnerëve që cënojnë privacinë, janë totalisht të papranueshme dhe duhet të sigurohemi menjëherë, që të tilla bëma të mos përsëriten më”. Le Monde bën fjalë për një fushatë masive përgjimesh telefonike dhe elektronike mes datave 10 dhjetor 2012 - 8 janar 2013, ku janë përgjuar 70.3 milionë thirrje.
Sekretari Kerri, për t’i hedhur pak ujë këtij zjarri, deklaroi me të mbërritur se Franca ishte “aleati më i vjetër” i SHBA-së, padyshim duke kërkuar rrënjët e miqësisë në luftën revolucionare amerikane kundër kurorës britanike.
a.k
Comments
Keta "trimat"e Europes duhet

Keta "trimat"e Europes duhet te kuptojne se pothuaj gjithcka ia detyrojne SHBA. Perndryshe, sot do t'i shihnim neper kolkoze.

vetem ne shqipot nuk mujten

vetem ne shqipot nuk mujten me na pergjue,se perdorim akoma pusulla me pellumba postiere.

Nje farse per t'i dhene

Nje farse per t'i dhene artificialisht 2gr. dinjitet nje shteti te pafytyre si Franca - bashkepunetori i ngushte i SHBA-ve dhe lobit sionist ne çdo konflikt, lufte, masaker apo abuzim te çdo lloji me te drejtat e popujve te shtypur!

Me vjen neveri per kete palo shtet qe nga nje ane shtiret i pavarur nga influenca amerikano-sioniste e nga ana tjeter ben pikerisht çfare i kerkon Uashingtoni e Tel Avivi!

Dy heronjte Assange & Snowden duhen propozuar per çmimin NOBEL per paqen!

Mediat amerikane po tallen me

Mediat amerikane po tallen me reagimin e Frances duke thene qe Franca po perpiqet te spiunoje ca ti dale perpara por problemi eshte qe pajisjet nuk i ka aq moderne sa US.

Add new comment