Konflikti sirian. T.Shehu kërkon të mos rrihet duarkryq ndaj rreshtimit ekstremist islamik të ca shqiptarëve

Postuar në 21 Tetor, 2013 05:46

Me “kredencialet” e ish ministrit të Jashtëm, deputeti demokrat Tritan Shehu ka shprehur së fundi shqetësimin e tij mbi lajmet e vazhdueshme që shohin përfshirje të shqiptarëve me forcat ekstreme islamike në Siri, që luftojnë regjimin e Bashar al Asadit. Duhet thënë se çështja në fjalë, është realisht për t’u shqetësuar. Shkruan Shehu në fb: “Disa ditë më parë takova në Romë një nga drejtuesit e rezistencës demokratike siriane, një personalitet demokrat, profesor, me ide krejt perëndimore. Me konfirmoi qartësisht dy elemente: 1- Shqiptarët autoktonë në Siri, në pjesën dërmuese të tyre, mbështesin lëvizjen demokratike aty. 2- Ka shqiptarë të tjerë, të vajtur aty mbas fillimit të konfliktit, edhe nga Shqipëria këta, që operojnë aty brenda formacioneve të forcave ekstremiste islamike, duke i krijuar një dëm të madh çështjes së atij populli”. Dhe Shehu shton se ky drejtues sirian i kërkoi të sensibilizohet opinioni publik në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, për këtë fenomen shumë të rrezikshëm, këtë trafik tragjik qeniesh njerëzore, organizatat kriminale që e organizojnë apo favorizojnë atë. Vetë deputeti i jep të drejtë, pasi “ne nuk mund e nuk duhet ta kalojmë me mendjelehtësi një shfaqje të tillë marrëzie, fatmirësisht për momentin shumë e kufizuar kjo. Një gjë e tillë bie krejt ndesh me aspiratat tona kombëtare, me përkatësinë tonë perëndimore, me angazhimet tona, me filozofinë e mentalitetin tonë fetar e njerëzor, me imazhin tonë, me interesat tona madhore”.

a.k

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

i pari mendim i një politikani shqiptar për këtë çështje!!

mendim si gjithnjë i shtyrë nga "të huajt"!!asnjëherë nuk jemi në gjëndje ti kapim këto gjëra vetë!!si gjithë poppulli dhe politikanët,po aq dritë shkurtër,e kalojnë çdo gjë me "eeeeec mooooooo,vari teneqen"!!qorrrat tanë politikanë pozitë e opozitë flënë gjum!!nuk mund të parashikojnë se "po qe se dikush që shkon me shkrepse në dorë drejt benzinës mund të të vërë flakën"!dje po shikoja në dokumentar tek tv gjerman N24 fliste për metronë e pekinit!planet që ishin në zbatim sot ishin bërë para 10 vjetësh!!kujt ja merr mëndja se në shqipëri mund të ndodhë një gjë e tillë??mua ma merr mëndja që më shumë se gjashtë muaj nuk shkon largpamësia e politikanëve tanë më të mënçur!!(gjithnjë flas për këto vite të ashtuquajtura "demokraci")!

megjithatë tritan shehu e paska marrë mundimin për të hapur gojën,shpresoj që të pasohet nga politikanë të tjerë dhe më pas me një propagandë anti xhihadiste!bile dhe me ligje penale për dënimin e kësaj lloj propagande dhe veprimeve që rrjedhin prej saj!

Submitted by Nino (not verified) on

Tritani te shpjegoje njehere si i vodhi fondet per ndertimin e spitalit qe kishte premtuar Nene Tereza, cfare lidhjesh ka me Vatikanin dhe pastaj te pretendoje te flase per "ekstremistet".

Te gjithe i dijme lidhjet e Tritanit me Vatikanin dhe vatikanistet ne Shqiperi. Te na thoje njehere cfare interesash ka ai me ata, pastaj do jem une i pari qe do them ky po qe eshte burre dhe duhet te flase kunder rreshtimit ekstremist te disa shqiptareve. Hajduti i fondeve per bamiresi dhe mercenari i Vatikanit nuk mund te flase per kete ceshtje

Submitted by Leonardo (not verified) on

Kësaj i thonë hajduti bërtet kapni hajdutin mor dertimen a nuk ishit ju që na bashkuat me organizatën islamike dhe tani na qënkshit shqetësuar më vjenë keqë se jeni dhe me shkollë por duhet ta dini se çfarë do mbjellësh atë do korësh ptu mor faqezi

Submitted by anticensurë (not verified) on

që të dy ju nino e leonardo përpara se të kërkoni se çka vjedh e ku na ka fut tritani komentoni për ätë që ka thënë tritani!!

ka thënë një gjë të drejtë!

është hajdut?PO!

është një bythlëpirës dhe pjestar i bandës berishjane?PO!

POR në këtë rast ka të drejtë!!sot duhet ti dënojmë këta fondamentalistë shqiptarë që veprojnë në siri!që nesër ta kemi më lehtë po qe se këthehen në shqipëri!!mos u bëni teveqela!fondamentaliszmi nuk ndihmon askënd,as vet fondamentalisitn!!përvoja jonë direkte na ka treguar se diktaturat(fondamentalizmi është një e tillë)HANË VETVETEN!nqs nuk e keni mësuar atëherë jeni aoma fëmijë në mëndjen tuaj!!kjo duket dhe në pseudonimet që keni përdorur!!bile është e njëjta dorë budallaqe që i ka shkruar!!

Submitted by nino (not verified) on

Ke te drejte ti, ste heq asnje presje. POR, Tani Preshi nuk i thote keto se shqetesohet per problematiken qe mund te sjellin keto ekstremiste qe luftojne ne Siri, POR se ka nje agjende te veten ne sherbim te Vatikanit dhe eshte perfaqesuesi  direkt i interesave te caktuara katolike ne Shqiperi. Pra Tan Prasi i thote keto se kerkon te gjuaje myslimanet dhe jo se ka hall ekstremistesh.

Nese do mendimin tim per mhb e Sirise: Nje pjese e mire e atyre qe luftojne ne Siri as nuk ia kane haberin fare se me ke jane ngaterruar por luftojne per ideal, bejne sips tyre lufte te shenjte dhe njelloj si partizanet (qe rrinin maleve dhe sdionin ca bente Enveri me shoke) edhe ata nuk njohin agjenden perfaesuesve te Al Kaedes ne Siri. Me pak fjale, jane viktima te manipuluara ne qellimin e tyre te paster. Kur te kthehen, nuk besoj se eshte terreni qe te sjellin probleme ketu.

Submitted by anticensurë (not verified) on

nino po e marr kështu si e thua ti!!

preshi punon për" interesat e vatikanit"!!nuk dua ta vë në dyshim mendimin tënd,por do të ishte mirë të shkruash për të dy anët e medaljes!!ti japësh të drejtë për atë që thotë dhe ta demoskosh për atë që ka "qëllim"!kështu do të jesh i besueshëm në shkrimin tënd,gjithashtu do të përkrahësh dhe atë që nuk i leverdis dhe myslymanëve të ndershëm!!atyre njerëzve që gjejnë prehje tek besimi i tyre!!

mënyra se si ke shkruar bën të kundërtën!ajo vetëm acaron "kundërshtarin dhe ul besueshmërinë tënde!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.