PD kundër Ramës për borxhin prej 240 milionë USD, dhe i kujton 200 USD të honorareve të ministrave

Postuar në 20 Tetor, 2013 11:06

Duket se PD ka dashur të kontrastojë borxhin dhe gjendjen e mjeruar të financave që pretendon qeveria me një shpenzim dorëlëshaur të saj, por nuk ka ikur dot përtej honorareve prej 200 USD të ministrave në mbledhjet e KKK.

“Që nga data 4 tetor përmes aktit normativ qeveria e re i ka lejuar vetes që të marrë një borxh të ri prej 240 milionë dollarë, borxh që merret i gjithi kryesisht nga tregu i brendshëm, duke u hequr mundësinë bizneseve shqiptare ta përdorin këtë borxh për rritjen, zgjerimin e tyre, por njëkohësisht dhe për punësimin e shqiptarëve…Zoti Rama, në qoftë se vendi është në krizë pse duhet të merrni 600 mijë dollarë për të mbuluar shpenzimet për zyrën tuaj? Zoti Rama, në qoftë se vendi është në krizë pse duhet të mbulohen dhe të shpërblehen ministrat e kabinetit tuaj për çdo mbledhjet të KKT me 20 000 lekë të reja?” – tha PD përmes zërit të Jorida Tabakut.

k.c.

Comments

Submitted by RP (not verified) on

po qe per zedheneset PD i qan fare.Po te behet ndonje konkurs,une do jepja voten per Erlen,ishte me kinge.I kishte lezet edhe kur ngaterronte Q-ne e madhe me q-ne e vogel.Kjo ketu vajti drejt e tek Dollari.

Submitted by Anonim (not verified) on

Gjynah...alamet ZEDHENESEJE...

Submitted by Blerta (not verified) on

Zonja eshte pedagoge tek ekonomiku, deputete e nga me korrektwt ne politike. Eshte zedhenese e grupit qe eshte nje pozicion politik qe nuk ka lodhje me erlen e lauren. Zonja ka studiuar ne shqiperi, usa e angli dhe eshte doktore shkencash ne ekonomi. Mos flisni e shani kot kedo

Submitted by RP (not verified) on

Blerta,sheh ndonje sharje ketu?Po qenka zonje,une po dal nga loja.Kurse,per kuriozitet,ku eshte doktoruar ne shkenca,ne Shba apo Angli?Se jo per gje,por une kam nje shume te afert diplomuar ne Amerike qe punon atje,merr nje rroge mujore te pakten 10 fishin e nje kolegu ne Shqiperi.Idiotlleku me shtyn te pyes se perse doktoresha e shkencave nuk qendroi ne Shba atehere?Ata kerkojne me qiri doktore shkencash nga te kater anet e botes.Perveç rroges do kishte me teper sadisfaksion dhe do ndjente vleren e profesionit,pasi ketu ne Shqiperi te jesh doktor shkencash dhe te theresh desh tek dera e bashkise nuk me duket ndonje shkence e komplikuar.Vetem me kurse pathosin patriotik,mos thuaj qe e thirri amaneti i Kombit,ngjyra e flamurit dhe Tyneli i Kalimashit,se keto jane aheng badjava.

Submitted by U.S.A (not verified) on

Sa miliona "pse" ngelen pa pergjigje ndaj ish-partise shtet te serbit Berisha moj zonje! Bile per shume prej tyre nese kjo qeveri do te zbatonte me rigorozitet ligjin, gjysma e PD-ckës duhet te dergjet pas kangjellave me denimet me te larta. Ju kujtoj se ne Kroaci rane brenda me denime shume te renda ish-kryeministri, ministra, drejtues te pushteteve vendore e gjykates, ne nje spatrim te paprecedent - e gjitha per as 1/10 e krimeve te bandes Berisha!

Shpresoj qe kjo te ndodhe sa me pare ne menyre qe kurre me ne politike abuzimi, vjedhja, korrupsioni, kercenimet, vrasjet, MOS te kalojne pa u lagur; ndryshe populli do t'i beje sh*rren edhe Rames dhe ministrave te tij!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.