“Revanshi rozë” i Presidentit, “folklor me çmim të ulët...” sipas Minxhozit që i kërkon të faktojë autorësinë e shkresave

Postuar në 19 Tetor, 2013 08:22

Në editorialin e kësaj jave te Revista Java, Skënder Minxhozi duke iu referuar debatit mbi aktin normativ në Kuvend, trajton atë që e quan si “lajmi i vërtetë i debatit parlamentar [që ishte] polemika në distancë e qeverisë me Presidentin Nishani”. Sebep u bë përmendja e disa shkresave të firmosura nga Presidenti Nishani para disa vitesh, kur ishte akoma funksionar partie dhe të publikuara nga shtypi i përditshëm. Në ato shkresa, Presidenti i sotëm, largonte njerëz nga puna për shkak të bindjeve të supozuara politike]. Presidenca u përgjigj me “përdhosje të Aulës së lartë të Parlamentit”.

Pasi i bën një retrospektivë përplasjeve të Presidentit me maxhorancën e re, që nis me sulmin nga Zonja e Parë për çështjen e godinës së PD, Minxhozi nuk ngurron t’i konsiderojë deklaratat e presidentit të atilla që “do të habisnin edhe një kryetar lokal PD-je, për nga ngarkesa negative ndaj qeverisësve të rinj”.

Minxhozi i kërkon që në vend të fjalëve të përgjithëshme se “Presidenti i vendit ka zbatuar kudo e në çdo kohë ligjet e vendit”, kreu i shtetit të hedhë poshtë me fakte dokumentet e servirura në media. “Bujar Nishani s’mund të fshihet pas konfliktit me Edi Ramën dhe shumicën e majtë, për të mohuar një akuzë konkrete. Para se të ngrejë zërin kundër “revanshit rozë”, ai duhet të sqarojë nëse ka qenë ose jo autori i kërkesës për largimin e njerëzve nga puna. Të tjerat janë folklor, madje nga ai me çmim më të ulët...”

k.c.

Comments

Submitted by XY (not verified) on

Gjithsesi Bujarit i ka shkuar nishani huq. Emrat jane tashme te publikuar dhe besoj se nuk e rendojme situaten duke i permendur, por Sokol Seseri ja gjeti anen dhe i shpetoi fsheses. Madje e derguan mu tek gryka e pusit te parave, tek Dogana e Tiranes. Thane qe kishte miqesi me nje zevendes Minister te asaj kohe, nje me mustaqe te vogla edhe ai, e qe me vone u be deputet dhe minister i oreve te fundit te Qeverise se Doktorit.

Ndersa me Ilir Kallajxhiun e kishin krejt gabim. Iliri ka pas bere be per PD dhe nuk mund tja lejonte vetes te mbeshteste PS me 2005. Socialitet e kishin gjetur aty e mbajten ne pune me nje post krej pa rendesi, gjate  gjithe kohes se sundimit te tyre, thjesht sepse ishte djale i urte dhe nuk i prishte pune kujt. Ishte koha kur PD-se u duheshin vende te lira per "qendrestaret" dhe Kalajxhiu ishte bere i pabesueshem, nuk ju duhej me, ose fundja "mjaft kishte ngrene edhe ai, ishte rradha e te tjereve".

Por ajo qe te trishton me shume ne gjithe kete histori eshte ciliesia estetike e shkreses se Bujarit e qe deshmon per kapacitetet e njerzve qe kishin ardhur ne pushtet ate mot. As tu vene nje numer rendor emrave ne liste nuk kane ditur pale pastaj ti rendisnin sipas ndonje kriteri.

Submitted by Anonim (not verified) on

Po si ti vinte numer rendor kur deri atehere per disa vite vetem fatura kamarieri kish plotesuar dhe ato i kan te vendosura vet numra rendor.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Ne ate kohe  Bujari, spiun ka punuar? Apo si te gjithe PD-istet.

Megjithate per sot Bujari nuk ka faj. Kete ta dini. Atij te shkretit, ja vene reagimet  e shkruajtura perpara dhe i thone " firmos "...!!!

Submitted by matteo (not verified) on

Zyrtaret tane (per fat te keq, edhe kreu i shtetit,q e e mban veten per simbol te unitetit te popullit, flasin badihava,dmth nuk merren me faktet, me gjerat konkrete qe hidhen per debat. Ata, te gjithe, kane mesuar ca klishe dhe me ato "argumentojne" problemin ne fjale. Po keta kemi e te na rrojne sa malet, se c'do benim pa ta.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.