FSHF: Januzaj të vishet kuqezi, gjithçka tjetër që është thënë, është e kot dhe e pa vlerë

Postuar në 18 Tetor, 2013 14:14

Pas intervistës së dhënë mbrëmë në “Koha TV” të Kosovës, ku babai i talentit 18-vjeçar të Mancester Junajtid (Adnan Januzajt), Abedini, akuzonte rëndë Federatën Shqiptare të Futbollit për amatorizëm dhe për mungesë interesimi për djalin e tij, ka ardhur reagimi i kësaj të fundit. FSHF-ja, në një komunikatë për shtyp shprehet se në mes të dy “brigjeve”, talentit Januzaj dhe atyre që e kërkojnë atë, janë vendosur barriera psikologjike me bazë nacionaliste, origjine dhe të kaluarës së tij familjare. Pikërisht këtu kanë nisur edhe diskutimet e mëdha me prova të vogla, të cilat ndonjëherë kapërcejnë edhe kufijtë e etikës së qytetarisë së vërtetë.

Federata Shqiptare e Futbollit nuk dëshiron të merret me shpjegime anësore të çështjes, thuhet më tej në reagimin e FSHF-së, sepse qartazi ato kanë shkaktuar dhe vazhdojnë të krijojnë keqkuptime, që nuk i shërbejnë qëllimit. Ne jemi të gatshëm të pranojmë gjithçka, vetëm që i talentuari Januzaj të bëhet pjesë e kombëtares tonë dhe të kontribuojë në të ardhmen për futbollin shqiptar.

Zh.

Comments

Submitted by gjrgj (not verified) on

Po se len baba ket djalin e babes te luaje me Shqiperine. Se baba eshte irrituar por nuk merret vesh sepse! -  Njehere thote qe eshte i irrituar ngaqe nuk e ka kontaktuar njeri nga FSHF -  njehere se e kane kontaktuar vetem kapiteni i kombetares Cana dhe zv. presidenti i FSHFSH -  e njehere te trete thote se eshte i irrituar ngaqe federata genjen kur pohon se e kane kontaktuar, por ne fakt nuk e kane kontaktuar ndaj nuk jane profesionele dhe prandaj me tej ai nuk do qe ta takoje Duken. Kush kupton ndonje gje ketu le te na sqaroje po mundi

Submitted by Anonim (not verified) on

Mbase sepse Duka ose dikush tjeter ne FSHF kur djaloshi ka qene 16 vjec i ka kerkuar lek te atit per te lozur ne kombetaret e 16 vjecareve dhe U-21??? Apo kjo gje nuk i ben pershtypje njeriu thua ti?

Submitted by gjrgj (not verified) on

Kjo si ben pershtypje njeriu se askush nuk e ka thene kete gje perveç teje. Ne interviste babai nuk tha gje qe i kishin kerkuar leke, por pikerisht qe asnje nuk e ka kontaktuar kur ishte me i ri. Dhe qe nuk e kane kontaktuar njerez serioze. Me pas qe e kane kontaktuar zv presidenti i FSHF dhe Cana. Gjithashtu qe njerez te FSHF jane perpjekur ta takojne vete Adnanin duke kerkuar leje tek M. U., por kjo nuk i kishte pelqyer babes. Besoj, e para, se nese Adnani do te luaje per Shqiperine askush nuk ka per ta penguar dhe e dyta; nese dikush i ka kerkuar leke, ky dikush nuk eshte Shqiperia por eshte nje zyrtar i korroptuar. Shqiperia dhe fanela kuq e zi jane tjeter gje ndersa nje zyrtar i korruptuar eshte tjeter gje. Kush nuk e kupton nje gje te tille ka probleme te medha me konceptet me te thjeshte

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Ky imazhi lart po me ngjan me pllakat ne krye te varreve te njerezve qe kane nderruar jete te rinj !

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Or Adnand, or bir, mos e bej ate gabim te prishesh karrieren tende e te vish te luash per Kombetaren Shqiptare, vetem nese do qe gjithe jeten tende te luash ndeshje kualifikuese e te dalesh jo me lart se vendi i parafundit ne grup duke lene prapa ndonje Qipro, Andorra a Lihtenshtein......

Ketu duhet te ndryshojne shume gjera para se lojtaret e mire te lindur e te rritur jashte Shqiperise te vijne te luajne e te kene ndonje sukses me Kombetaren.......

Mirepriten sharje te tipit, i shitur, tradhetar, serbo-grek etj.etj simbas fantazise me te shfrenuar pseudo-patriotike-katunare-krenare (kot) shqiptare.....

Submitted by Anonim (not verified) on

Duka te jape doreheqjen pasi gjithcka tjeter eshte e kote dhe e pavlere.

Submitted by Astrit (not verified) on

Budallalleqe. Ka dy dite qe FA (Federate Angleze) ka bee te ditur se ky djale eshte interesuar te behet pjese e kesaj perfaqesueseje. Ne te njejten kohe ky karakter ketu (babai i futbollistit) nuk la gje pa thene kunder Mark Wilmots, trajnerit te skuares se Belgjikes. Ai e bente cope Markun, thishte se e kishte ofenduar etj etj.

eshte e qarte fare se ky burre eshte gati pet te gjetur justifikimin perse i biri do te pranoje oferten  shume te dyshimtedhe jo korrekte (meqe po flasim per mungese korrektese dhe profesionalimi) te FA per te qene perfaqesues i Anglise ne te ardhmen.

Janzuaj do ti thote "Jo" Shqiperise. Dhe mos te kei asnje iluzion. Kesaj rradhe nuk eshte as faji i Dukes, e as faji i FSHF. Keta jemi ne shqiptaret dhe ky eshte patriotizmi i shtirur i futbollisteve/sportisteve tane. Dhe kjo eshte pafytyresia jone karakteristike; hedhim gurin e fshehim doren....

Submitted by Dritan (not verified) on

Januzaj, kurre mos ju bashko kombetaret Shqiptare, mos degjo idiotet. Zgjidh ke te duash, vec jo Shqiperine

Submitted by Otto (not verified) on

Adnan trim te prifte e mbara. As na ngre e as na ul po te vish e te vishsesh kuq e zi. Bej si te jete me mire per ty e per familjen. Degjoj babain tend e shoh qe ai do qe ti te jesh anglez. Kur te rritesh do te kuptosh se perse kombi yt ka mbetur pas. Shume prej nesh jane mashtrues pa karakter si babai yt. Kete do ta kuptosh kur ta lesh futbollin. Po shkelqeve do te jesh anglez i mire. Po nuk shkelqeve dhe kur te mbarosh karrieren nuk do te jesh me anglez. S te mbetet gje tjeter e do te jesh vec se emigrant. Si emigrant s do te mbetet gje tjeter vec te jesh shqiptar. Si shqiptar s do te mbetet gje tjeter vec te na konfirmosh se je patriot. Po deri atehere kemi kohe. Tani bej me te miren.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.