Shkarkohen të gjithë zëvendësdrejtorët e Krimeve të Rënda

Postuar në 18 Tetor, 2013 13:18

Ndryshime të tjera janë bërë në kupolën e Policisë së Shtetit, ku rreth 12 zv/drejtorë të hetimit të Krimeve të Rënda janë shkarkuar nga detyra. Urdhri është firmosur ditën e sotme, ku të gjithë zv/drejtorëve të hetimit të Krimeve të Rënda, në të 12 drejtoritë e policive në 12 qarqe u është komunikuar sot shkarkimi nga detyra. Ky vendim ka ardhur pas ndryshimeve në strukturën e Policisë së Shtetit dhe emërimit të drejtorëve të rinj të policisë në të gjitha qarqet e vendit. Nuk dihen emrat e shefave të ri të hetimit të krimeve, ndërkohë që lajmi për shkarkimin e zv/drejtorëve të hetimit të Krimeve të Rënda nuk është bërë zyrtar.

Ndërkohë po sot është rikthyer në policinë e shtetit Bilbil Mema, ish-drejtori i Policisë së Shtetit në vitet, 2000-2004, në postin e drejtorit të Drejtorisë së Studimeve Strategjike. Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme nga Drejtori i Policisë së Shtetit.

Zh.

Comments

Submitted by anonim87 (not verified) on

<p>Hajduti e kap hajdutin<br />I duam parcelat e perqendruara jo te hallakatura</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Simbas fotografise ne profil te policit, ky asht nji bark madh. Si spjegohet?</p>

Submitted by aaaa (not verified) on

<p>Barku i madh eshte kriteri kryesor per te qene polic. berxolla ne xhep bashke me parate e mbledhura jane grada :). Madje bejne stervitje speciale vetem per rritjen e barkut.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.