Aeroporti i ri i Prishtinës bëhet (pa u hapur) temë debatesh fetare

Postuar në 17 Tetor, 2013 11:58

Terminali i vjetër i Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë për pak ditë do të zëvendësohet me terminalin e ri. Por një fotografi e publikuar në rrjetet sociale shkaktoi debat, pasi u mendua që kompania turke që po rindërton aeroportin kishte ndërtuar dhoma lutje vetëm për myzlimanët.

Është e përditshmja kosovare Express që është marrë me këtë temë. Ajo thotë se fotografia që u shpërnda në rrjetet sociale ishte vetëm për dhomat e faljes së udhëtarëve praktikantë të fesë myslimane, por ndërkohë kompania turke “Limak Kosovo” ka ndërtuar gjithsej tri dhoma të lutjeve brenda objektit të ri që do të inaugurohet këtë të mërkurë.

“Fillimisht është menduar se në terminalin e ri të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, i është ndarë dhoma e lutjeve vetëm komunitetit mysliman. Por zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara thotë se dhomat janë ndërtuar sipas një praktike që është nëpër të gjitha aeroportet moderne të Europës. “Janë tri dhoma të ndërtuara. Dy për besimtarët myslimanë pasi dihet që ata falen gratë veç e burrat veç dhe një dhomë tjetër për përkatësitë e tjera fetare”, thotë Gara për Express. a.n.

Comments

Submitted by Bekim (not verified) on

Respublika dua te bej nje sqarim. Gazeta Express nuk eshte me e perditshme sepse nuk shtypet me. Eshte vetem ONLINE.

Submitted by klevis (not verified) on

E drejte, nuk eshte e perditshme por e perminutshme :P

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ne Stacionin Hekurudhor Qendror (Haupt Bahnhof) te Cyrigut ne Zvicer ka nji dhome ku mund te falen besimtart e te gjitha besimeve pa ba asnji dallim te cilin un e kam fotografue. Ky quhet QYTETNIM EUROPIAN. Pike.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Stacioni Hekurudhor Qendror (HB) i Zurigut asht nji stacion nderkombetar, nji nyje e randesishme nderkombetare per nji pjese te madhe te Europes. Stacionet e tjera heurudhore nuk e kan te njajten faltore shume fetare.

Se dyti, nuk ka randesi a asht stacion qe udhetohet me tren apo aeroplan. Keto jane vetem mjete trasporti.

Randesi ka qe edhe Kosova po ban dhoma faljesh per udhetare besimesh te ndryshme dhe keshtu sigurohet mundesia e lutjeve per te gjithe njilloj.

Submitted by 300 evro (not verified) on

Cili eshte debati ketu more se nuk e mora vesh??!! Ca raportoni traplleqet e ketyre "mendjendriturve" te Kosoves, ca jane keta trapa keshtu mer jahu??!! Dhoma te tilla ka gjithandej mo vlla, ca ka per problem ketu?!!! O vdekshi o injorante debila

Submitted by 300 evro (not verified) on

Thuajini kesaj/ ketij injorantes/it funksional/e se shkruhet "myslimane" dhe jo "myzlimane"

Submitted by Anonim (not verified) on

Si mund te quash shqiptaret besimtare,te cilet nuk dijne kush fjale eshte vertet arabisht apo turqisht.

Ne Shqiperi e thone ne shume varjante fjalen mosliman si : myzlymane,mazllumane,muzullmane,myslymane, muslymane,mislimane, muslimane,mosolmane etj.

Dhe na rofshin se kemi me shume xhamija se besimtare mazllumane.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.