Obama triumfon - Arrihet marrëveshja për buxhetin

Pak orë para skadimit të afatit demokratët dhe republikanët ranë dakord për një kompromis në krizën e buxhetit. Ai parashikon që tavani i borxhit të rritet në atë mënyrë, që SHBA deri më 7 shkurt të mbeten në gjendje për të paguar. Përveç kësaj u miratua një buxhet provizor i vlefshëm deri me 15 janar, me qëllim që administrata pjesërisht e paralizuar të mund të të fillojë përsëri punën.
Në orët e vona të së mërkurës (ora lokale) senati i SHBA dhe më vonë Dhoma e Përfaqësuesve votuan me shumicë dërrmuese në favor të kompromisit. Presidenti Barak Obama nënshkroi ligjin rreth dy orë pas miratimit në Kongres duke e vënë atë në fuqi. Drama e buxhetit në Uashington kishte ngjallur shqetësime në mbarë botën lidhur me likuiditetin e SHBA-së me pasoja të paparashikueshme për sistemin financiar dhe koniunkturën globale.
Comments
Titull tejet i egzagjeruar,
<p>Titull tejet i egzagjeruar, nuk eshte absolutisht TRIUMF i Obames, perkundrazi eshte vetem nje kompromis qe nuk e zgjidh problemin, vetem se e zhvendos ne kohe, deri ne Shkurt te vitit te ardhshem.......pak me kujdes me titujt nuk i ben dem askujt.......</p>
Add new comment