Nano merr në mbrojtje Xhemajlin, Berhamin dhe...Pirro Dhimën. Internautët i turren "si në stadium"

Postuar në 16 Tetor, 2013 03:46

"Dje mbërriti në Tiranë Piro Dhima, peshëngritës shqiptar, pastaj peshëngritës grek, pastaj kampion bote, dhe sot deputet i PASOK-ut. Më vjen t’i them: Mirëse erdhe Piro Dhima! Dhe këtë nuk e them veç për t’i bërë karshillëk “gardianëve” putativë të dinjitetit nacional. E them edhe ngaqë më vjen natyrshëm për ta thënë. E për ta rithënë: Mirëse erdhe Piro Dhima!.."

Fraza eshte e Mustafa Nanos ne rubriken e tij Zululand ne te perditshem DITA. Nano e permend Dhimen - (ne foto ne delegacionin qe erdhi ne Tirane me Venizelosin) - duke shkruar per sportistet shqiptare qe luajne jashte dhe ndalet tek rasti i shqiptareve te kombetares se futbollit te Zvicres, kunder te cileve u thirr eger ne stadium ndeshjen e fundit. "...Sa mirë do ishte sikur këta të fundit të ishin kaq shpërthyes e të paduruar edhe me klasat politike në Tiranë e në Prishtinë që nuk kanë lënë gjë pa plaçkitur! Mirëpo nuk janë" - shkruan Nano. Por komentuesit poshte opinionit, i jane turrur dhe atij vetë :) a.n.

a.n.

http://gazetadita.al/xhemajli-berhami-dhe-mirese-erdhe-piro-...

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Ne lufte i qellohet atij qe ke me afer.

Nano ben mire te rishikoje raportet e tij me lexuesit, dmth t'i nderroje ata. Bie fjala, te shkruaje per nje rreth te ngushte njerezish qe u pelqen te veshin pantallona portokalli ose te te kuq all, qe kombin e konsiderojne pengesen e fundit drejt internacionalizimit te gjithçkaje, perfshire edhe budallallekun.

Submitted by Bashkimi (not verified) on

Mirë more uroji mirëseardhje por të paktën respektoje deri në fund , mos e quaj ashtu siç nuk ndjehet Pirro Dhima por Pyros Dimas .

Submitted by Bajo (not verified) on

Vetë rubrika e tij te Dita, titulluar "Zuzuland", një gjetje e huazuar nga Konica, s'të jep të kuptosh tjetër përpos se pranimin prej tij se shkruan për një vend e njerëz të prapambetur dhe vetë ai është një prej tyre.

Submitted by Bard (not verified) on

Shqiperia eshte Zululand, M.Nano eshte Denizullu Serpe..keshtu i bie..

Submitted by RP (not verified) on

Pirro me dy "r"

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.