Rama njofton (në Facebook) emrin e kryeinspektores së SHISH-it

Postuar në 16 Tetor, 2013 13:51

“Gjatë intervistës së fundit që sipas procedurës duhet të bënte edhe mua, më la një mbresë të fortë për pasionin me të cilin fliste për këtë fushë që në imagjinatën tonë është kaq e largët me rolin e gruas. Koha do të jetë edhe në këtë rast gjykatësi më i mirë për drejtësinë e zgjedhjes së një gruaje në një “punë burrash”, por për sa më takon kam besimin e plotë se kjo pedagoge e re universitare është zgjedhja e duhur për një detyrë ku inteligjenca dhe integriteti bëjnë diferencën,” shkruan Rama. Ku? Në Facebook.

Fjala eshte per emërimin në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Shërbimit Informativ të Shtetit të Suela Bedenit.

Vendimet e sotme te qeverisë

Kryeministri Edi Rama drejtoi sot mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në të cilën u morën këto vendime:

1. Lirimin nga detyra z.Saimir Kodra dhe emërimin në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Shërbimit Informativ të Shtetit të znj.Suela Bedeni

 2. Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës.

 4. Për disa ndryshime në vendimin nr.289, datë 17.5.2006, të Këshillit të Ministrave, ”Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale”, me qëllim shkurtimin e numrit të drejtorive të ALUIZI-t në qarkun e Tiranës nga shtatë në tre  drejtori, ndërsa në qarqet e tjera nga dy në një drejtori. a.n.

Comments

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Deri dje talleshim me Salen se komunikonte ne Facebook, sot nuk hidhen me romuze per Edin sepse kemi &quot;rilindur&quot;.</p><p>Nga sa lexova ne kete rast cuditerisht, ndryshe nga dy emerimet e meparshme, qenka bere nje seleksionim i gjate edhe pse nuk thuhet se me cfare procedurash, pjesemarrje, lista te perzgjedhurish.&nbsp; Siç duket e kemi kaluar fazen e emergjences.</p><p>Deri me tani e vetmja garanci per aftesine ne kryerjen e detyres se ngarkuar eshte fjala&nbsp; dhe pershtypja e Rames .&nbsp; Te&nbsp; pakten te publikonin CV-ne per nder te nje therrime trasparence.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.