Basha me vendorët e PD-së: U kërkon të jenë në këmbë në mbrojtje të ligjit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, njëherësh kryetar i shoqatës së bashkiakëve ka kërkuar prej të zgjedhurve vendorë të PD-së "të jenë në këmbë në mbrojtje të ligjit dhe të autonomisë vendore" - raportojne portalet online.
Citohet Basha: “Ka ndodhur rotacioni. Në pushtet kanë ardhur të majtët. Ky është një fakt që e kemi njohur duke e pranuar si dhunti europiane. Pavarësisht nga rezultati duhet të jemi krenarë me arritjet e qeverisë së kryeministrit Berisha ndër të cilat edhe statusin e vendit kandidat. PD plotësoi një nga një të gjithë kushtet dhe kjo qeveri s’ka çtë bëjë tjetër veç të shkojë në Bruksel ta marrë në emër të shqiptarëve. Nuk dua të paralajmëroj problemet që na presin me qeverinë Rama. Programi i qeverisë vendore është konfuz dhe në hava. Duhet të presim draftimin e ri të buxhetit të shtetit për të kuptuar se çfarë ka mbetur nga vizioni dhe standardi i PD-së për të mbështetur me fonde projektet e pushtetit vendor. Por shenjat janë se do të jenë jo sfida por sfidime. Duhet të përgatitemi për t’u përballur...”. etj. a.n.
Comments
hahahahahahahahahahahahahahah
<p>hahahahahahahahahahahahahahahaaaaaaa....... vdiqa.................</p>
Add new comment