Rishfaqet Kunati

Kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi, vazhdon të jetë njeriu që përfiton llokmat kryesore nga bizneset e Bashkisë së Tiranës?
E përditshmja Dita shkruan për një skandal të radhës nga Basha, që ka nisur të japë miliona duke përdorur procedurën e negocimit, e cila përdoret në raste emergjencash.
Kështu, Basha u ka dhënë tre kompanive 5 milion dollarë me negocim për të pastruar zonën perëndimore të Tiranës.
Edhe pse nuk ka asnjë emergjencë, tre kompanitë kanë marrë shumat e mëdha për pastrimin, ndërsa Dita aludon se paratë janë dhënë në kohën kur Partia Demokratike kishte zhvendosur selinë e saj tek SHQUP dhe kishte nevojë për investime.
Sipas Ditës, fondet janë dhënë me negocim në këmbim të investimeve në SHQUP.
Por Kunati merr edhe llokmat e vogla. Kështu, sërish duke përdorur procedurën e emergjencës, Basha ka firmosur që kompania Megatek e Kunatit të marrë 70 mijë dollarë për mirëmbajtjen e semaforëve të qytetit, nderkohe qe ka marre edhe 1.5 milione euro per fushaten e marketimit te Lotarise Kombetare - shkruan Dita. a.n.
Comments
Shume gabim!!! Duhet ti

Shume gabim!!!

Duhet ti kishte bere te tera me kontribut vullnetar, atehere po qe do ishte i besueshem sipas DITA.

Kompania "Megatek" nje nga

Kompania "Megatek" nje nga investimet me serioze shqiptare dhe rajonale qe eshte edhe unike ne llojin e vet eshte prone e Dionis Teqes i cili ka pasur fabrike plastike ne Shqiperi ne kohen kur kunati i Bashes ishe ne hollande. Ai eshte nje nga biznesmenet me te respektuar dhe eshte turp qe perlyhet ne kete menyre pse paska marre nje pune per mirmbajtjen e semaforeve 70 mije dollare. Megatek puneson 3000 mije punetore pra ushqen 3 mije familje.

Para se te perpiqeni per te sjelle investore te huaj mesoni si te trajtoni ata qe keni ketu dhe qe kane bere per kete vend sh me teper sesa gjithe llapaqenet marre se bashku dhe shumezuar me sa te doni

Add new comment