Spiropali pushon shefin e Antikontrabandës Denion Meidani, thotë Shq.com. Arsyeja? Dekonspironte aksionet

Postuar në 14 Tetor, 2013 11:15

Sipas Shqiptarja.com, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, Denion Meidani, është shkarkuar me urdhër të drejtoreshës së Përgjithshme, Elisa Spiropali. Dy muaj më parë (në fund të qeverisjes Berisha) Meidani është emëruar në krye të drejtorisë më të rëndësishme tek Doganat Shqiptare, atë të Antikontrabandës. Para këtij posti ishte nëndrejtor i Përgjithshëm për anën ekonomike tek Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, por sipas Shqiptarja.com sërish është pushuar nga puna për mungesë impenjimi. Sipas burimeve të brendshme të Doganës, Meidani junior është fajësuar për nxjerrje të informacioneve konfidenciale kohët e fundit, me qëllim dekonspirimi. Një ndër më të freskëtit është nxjerrja e njoftimit për bllokimin e kompanisë Kurum, që u krye pak ditë më parë nga strukturat doganore, ku u zbulua se një sasi e madhe hekuri ishte nxjerrë në mënyrë të kundërligjshme nga magazina doganore.
a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Po qe se dekonspironte aksionet, duhet te perfundoje ne pranga. E kunderta do te thote se eshte genjeshter dhe se nderrimet ne administrate kane vetem motiv politik...

Submitted by Anonim (not verified) on

Do besojme se Pirdhospali e ka me te vertete luften kundrakorrupsionit, kur te puhsoi nga puna ndonje kushuri te Ilir Metes apo Momika Kokmadhes

Submitted by Albi (not verified) on

Hmmm, mbase Meidani Junior nuk eshte shume punetor, po icik e cuditshme qe atij i paska rene lapsi ne fillim.

Submitted by tani (not verified) on

une vete kam shume respekt per zotin meidani senior po cik si shume e cuditshme dhe sme vjen aspak mire qe ka qene drejtus i larte administrates ne kohen e sales..sala smbahet per shperblim te kapaciteteve intelektuale..edhe nese te gjitha keto jane te genjeshtra,nuk ka lind njeri e ka vdekur drejtor,ne baze te aftesise se tij mund te bej shume mire administratorin ne kompani private.nuk eshte me tapi puna e drejtorit.respekte profesorit.djali te tregoj njeher qe vlen sa profesori

Submitted by Albi (not verified) on

Supozojme rastin me te keq per nje sek, pra Sala e paska "shperblyer" Rexhepin per kritikat ndaj Rames duke i punesuar te birin ne post te larte. Se deri diku kete lloj ideje kane dashur te krijojne perhere per kritiket e kryetareve na partite shqiptare, se jane te blere nga ana e kundert.

Po atehere cfare eshte kjo sjellja e rilindasve ne kete rast? Asgje tjeter pervecse hakmarrje e paster pra, dhe jo thjesht ndaj kundershtarit, po hakmarrje ndaj llojit. Nese Malajn e perjashtuan nga partia, Xhepit i heqin dhe djalin nga puna. Nuk e di ti tano si ndjehesh, po kjo deshire te nenshtuar gjithcka e gjithekend nen pushtetin e Rames me duket icik e rrezikshme.

Submitted by Anonim (not verified) on

Te gjithe sherbotoret e kryeshpellarit duhet te pushohen urgjentisht.

Submitted by matteo (not verified) on

Nese ato qe thuhen jane ashtu si degjojme ne, mire ka bere. Por...duhet te na i provoje e te merren masa me te ashpra, deri ne kallezim penal, si bashkepunetor ne krim ekonomik.

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Per ata qe nuk e dine apo qe nuk e mbajne mend, Edvin Rama dhe Rexhep Meidani kane qene rivale-kundershtare per kreun e PSSH, si reflektues te klanit Sorrosian me klanin e "Frankofoneve" Shqiptare (cuditerisht, ketu ben pjese edhe Kastriot Islami). Mendoni, njerez, mendoni!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.