Pas heqjes së lejes për kullat, do ribëhet projekti i xhamisë. Kosto 30 milionë euro.

Postuar në 12 Tetor, 2013 04:14

Shqiptarja.com sjell sot lajmin se projekti i Xhamisë së madhe do të ri-bëhet.
Katër ditë më parë, Këshilli Kombëtar i Territorit, anulloi lejen zhvillimore të godinës 8-katëshe që do të ngrihej ngjitur me xhaminë e re të myslimanëve, te lulishtja e Namazgjasë. Duke qenë se leja ishte e përbashkët, ra edhe leja për ndërtimin e xhamisë, duke ngritur kështu pikëpyetje për vazhdimësinë e këtij projekti. Parku i Namazgjasë është tashmë thjesht një gropë, dhe Xhamia e re do të ndërtohet po aty. Sipas gazetës, nuk do të zbatohet i njëjti projekt, i cili kishte marrë edhe lejen për ndërtim, por myslimanët tashmë duhet t’i futen punës dhe të bëjnë gati një projekt të ri për xhaminë e tyre. 30 milionë Euro është vlera e projektit.
k.c.

Comments

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Dmth. Artan Lame dhe Artan Shkreli brockolliten kot me kot te &quot;Opinioni&quot; me ato shkopinjte.&nbsp; Keshtu eshte kur behen punet pa u menduar mire, thjesht per inat.</p>

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Kush do i&nbsp; nxjerre nga xhepi 30 milionet eurot?! Do te ishte çmenduri t&#39;ia paguante shteti shqiptar. Dhe do te ishte e rrezikshme qe parate te vinin psh nga Arabia Saudite. Ne Nise te Frances para nje jave kryebashkiaku i ketij qyteti anulloji lejen per ndertimin e nje xhamie kur mesoi se fondet per te do vinin nga Arabia Saudite. Per mua ne Shqiperi nuk duhen ndertuar&nbsp; me kisha dhe xhamia. Ka boll. Shume me teper edhe sesa ne kohen e Zogut. Keto relike fetare do na fusin ne lufte vellavrasese.&nbsp; Megjithese nuk e kam dashur kurre Enver Hoxhen mendoj se beri shume mire qe i mbylli keto objekte erresire.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.