Ramiz Alia si Nostradamusi... dokumenti i 1989 që ka "parashikuar" gjithçka ndodhi në Shqipëri këto 23 vjet

Dy ditë më parë Servet Pëllumbi publikoi në Channel One një dokument shumë të rëndësishëm që hedh dritë mbi të sotmen politike të Shqipërisë. Dokumenti autentik i një mbledhjeje të Byrosë nis me fraztën e Ramiz Alisë, që thotë se sistemi komunist ka kapitulluar përballë atij kapitalist, dhe se "jemi të detyruar të ndryshojmë strategji" e cila ka dy synime, 1. të drejtat e njerut dhe 2 sistemin pluralist. "Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s'bën" thotë Alia.
Dita sot boton tekstin e plotë e të pacensuruar së bashku me një intervistë shtesë të z. Servet Pëllumbi.
Thelbi i dokumentit do duhej të trondiste thellësisht shoqërinë shqiptare.
Në 1989, Byroja politike kish parathënë si Kasandër gjithçka realisht ka ndodhur:
"Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin në themel, dhe në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e perëndimit dhe të disidencës antikomuniste...
* [të burgosurit politikë] ne na intereson karta morale e tyre...të afrohen e t'u japim punë të parëndësishme... por kurrë nuk do t'i lënë të marrin pushtetin...
* [pronarëve] do t'u japim nga një letër në dorë që t'u njihet prona... por asnjëherë nuk do t'ua japim, do t'i ngatërrojmë me njëri-tjetrin...[nëpër shkallë gjykate pa fund]. Këta janë të moshuar dhe fuqi nuk kanë...
* Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla të nomenklaturës së lartë komuniste, ne komunistët reformatorë do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, që kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne, njerëzit tanë...
* Me këtë strategji brenda 2-3 legjislaturave do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste..."
Dita ngre pikëpyetjen se a ishin Berisha e Nano të zgjedhurit për të aplikuar këtë platformë. Përgjigja është implicite.
Ky do duhej të ishte krye-lajmi i këtyre 23 viteve, dhe krye-debati shoqëror mes shqiptarëve. Njësoj si debatet në Gjermani mbi nazizmin.
Por, vështirë që "këta" që sundojnë tani, të duan të flasin e të lejojnë debat të gjërë pastrues mbi këtë temë.
k.c.
I plotë:
Comments
komunistet jane gjithmone nje

komunistet jane gjithmone nje hap para!!!

Mashtrues! Botoje kopjen e

Mashtrues! Botoje kopjen e ketij gjoja dokumenti, po je burre. Futja kot. Na mbushet me rrena. Ju ua fusni renave, ndersa ne ju besojme. Na shujtet. Vetem per te shitur gazetat.

E kane patur parulle:-
E kane patur parulle:- Komunistet vdesin dhe nuk dorezohen.
Sali Berisha ja arriti. Tani mund te thote: Shoku Ramiz! U kry !
po ju nuk keni me cfare te

po ju nuk keni me cfare te merreni me duket. po si mund ta quani lajm kete dokument kur ky ka qarkulluar dhe eshte marre vesh qe ne fillim te viteve 90, te pakten ne tirane dihej. Ne te gjitha partite kreret jane me prejardhje komuniste, kot beni llafe me njeri-tjetrin

e gjitha fallco, te kish kaq

e gjitha fallco, te kish kaq mend Ramiz Alia as pushtetin e linte , as ne burg e fuste njeri. po ky profesori nga Skrapari me sa duket e paska zene keq pleqeria qe u beson ketyre pallavrave, i paskan rene edhe 'patkojte e trurit' sic thote Driteroi. Hajt turqeta !

Shoku Ramzi e lujati bukur

Shoku Ramzi e lujati bukur teatrin...Nxorri djemte me pardesy gri qe te sillnin ramizokracine...E forta eshte se nje nder djemte shokut Ramiz me pardesy gri, shokun Ame te SHIKut ca dite me para e rivarrosen tek varrezat e Deshmorve te Kombit...Turp me te madh nuk ka.

Servet Pellumbi qe flet per

Servet Pellumbi qe flet per legjenden e Katovices. Ky komunist i rregjur, as duhet lexuar dhe as duhet degjuar. Keta 'profesoret' e komunizmit duhet te heshtin njehere e pergjithmone. Keta injorante te komunizmit, qe vetequhen 'Profesore', si ne kohen e xhaxhit ashtu edhe sot nuk kane dhene dhe as nuk japin vlere te shtuar per shoqerine shqiptare.

Koloreto, ky analist dhe opinionist i majte, i veshur me petkun e opinionistit asnjeanes, ben mire te heqi dore nga keto figura te kalbura.

Serveti e para nuk eshte

Serveti e para nuk eshte komunist ! E dyta Servetit i ka mbetur qejfi , sepse meqenese e kane futur tek klani i Fiqret Shehut , nuk e bene pjese te katovices dhe keshtu tani qe u mbyll "grabitja e madhe" (alias Katovica shqiptare) , nuk doli aq i pasur dhe i forte , i sigurte dhe "ortak" , sic dolen mafia Nexho-Ramizo katoviciane ! Keshtu qe na u hodh perpjete "miku" !

E treta , keshtu u hodhen perpjete edhe ish- te perndjekurit , qe nuk i bene , pjese te "lojes" , edhe dolen me gisht ne goje e u kthyen perfundimisht ne proletare ! Nuk iu dhane as pronat dhe as shperblimet , madje , lere pastaj t'i benin pjese te tortes ! Tani dalin e thone si Servetja , se Nexho-Ramiz-Nano-Berish kane qene dhe jane komunist dhe se periudha e sundimit te Berishes ishte "komunizem" katovician !

Te gjithe keta mjerane , qe deri dje u perdoren keqas , nga "ata" mafioze katoviciane , duhet te dine qe Shqiperia gjate 23 vjeteve ka qene nje vend i mirefillte kapitalist , madje fillestar , pa asnje rregull shoqeror dhe komunitar ! "Ata" qe sot kane parane jane klasa qe sundon dhe eshte planifikuar tekete edhe pushtetin ekonomik dhe ate poltik ! Te perndjekurit duhet ta dine se "paraja" nuk do t'ia dije se kush dore e mban ! Po ta kishin ish - te perndjekurit do ta quanim kapitalizem , tani qe e kane Ramizizmi dhe Berishizmi , tani nuk na qenka kapitalizem por komunizem !

Hajde tru i thartuar , hajde !

Add new comment