Një këshillë që duhet ta vlerësoni: Mendohuni mirë ku do t’i vazhdoni studimet e larta, rikuperimi i mëvonshëm është i vështirë!

DITA e djeshme botonte një shkrim që tërhiqte vëmendjen e maturantëve, studentëve të rinj dhe prindërve të interesuar për avenirin intelektual të fëmijëve të tyre në vazhdimin e studimeve të larta. Nga 1350 programe studimi në total, rreth 680 u përkasin strukturave private, lulëzimi i të cilave ka marrë “hov” gjatë 4-5 viteve të fundit. Privati merr vetëm 15 për qind të studentëve që nuk sigurojnë dot një alternativë studimi në shtet, por kanë më shumë programe studimore se sa ofron publiku, çka vë në pikëpyetje jo vetëm cilësinë e tyre, por herë-herë edhe ligjshmërinë në ofrimin e studimeve, thuhet në shkrim.
Mijëra maturantë në të gjithë vendin janë mbërthyer nga ankthi se ku duhet të vijojnë studimet e larta, duke qenë se kuotat e përcaktuara për pranimet në universitetet publike janë të pamjaftueshme për të plotësuar kërkesat e të gjithave. Përballë mesazheve promocionale të shumta, ekspertët e Ministrisë së Arsimit sqarojnë për studentët që të jenë të kujdesshëm në rastet kur u drejtohen institucioneve të arsimit të lartë privat për të vijuar studimet e vitit të ri akademik. “Prandaj, thonë ata, përpara zgjedhjes kërkoni nga shkolla e lartë vendimin për licencimin e programit të studimit, si dhe Urdhrin e Ministrit për akreditimin e programit. Sigurohuni që programi i studimit të jetë i akredituar përpara lëshimit të diplomës. Klikoni gjithmonë faqen e internetit të MASH http://www.mash.gov.al/ për të parë statusin ligjor të institucionit. Gjithashtu duhet të pyesni nëse kreditet (ECTS) që fitoni aty, janë të transferueshme në shkolla të tjera të larta brenda ose jashtë vendit”.
Besojmë se çka u tha më sipër është për t’u vlerësuar!...
Zh.
Comments
Artikull n'ajer!!! <<<

Artikull n'ajer!!! <<< Privati merr vetëm 15 për qind të studentëve që NUK sigurojnë dot një alternativë studimi në shtet...>>> teresisht e gabuar! ka shume universitete jo-publike, qe kane studente elitar, te cilet kane perfituar bursa dhe per t'qene tek ai universitet jo-publik kane refuzuar nje vend ne universitetet publike! Te thuash dhe per me teper ta publikosh ne gazete ate lloj fjalie (bazuar ne nje sterotip!) eshte vulgare, eshte djallezore sepse ne ralle te pare nuk respekton studentet, ne ralle te dyte i pergjithson te gjithe!

Persa u perket gjerave te tjera, mendoj se ky ishte artikulli i ralles per te perhapur frike dhe panik jo vetem mes studenteve por edhe mes universiteteve jo-publike!
Nese do te donit te tregoheshit profesional... do te duhet t'i nxirrnit, madje qe ne titull se kush na qenkan keto universitete te pa-licensuara... nese do te donit te tregoheshit etik, dhe do i mbanit syt hapur edhe atje ku u thone qe t'i mbyllni, do shihnit qe edhe ne universitetet publike ka dege te pa-akredituara!

Cja keni fut pordhes kot o

Cja keni fut pordhes kot o DITA!!! O daku, di une universitete qe i ofrojne bursa te plota studenteve qe kane marre pike te mira ne mature shteterore dhe ata shkojne me qejf pasi behet mesim i rregullt, me te njejtet profesor si ne shtet dhe ambiente me te mire nuk ju thahet bytha ftohtit se vjedh dekani i publikut naften...ikni se lat nam me keto klishete..budalliqe papunsish qe pertojne te dalin nga redaksia dhe sajojne traplleqe

Bjeri se i bie mire. Ikni

Bjeri se i bie mire. Ikni beni nje vezhgim (mire thote ky larte, luajeni sumcen nga redaksia) neper universitetet private se i keni auditoret plot me studente te ekselences. Akoma me klishete e para nje dekade akoma ju

Cfare studente ekselence

Cfare studente ekselence thua, ku i pe? Ik e beje ti vezhgimin se je teresisht gabim. Ne privat shkojne vetem ata qe s'kane patur tru per te shkuar ne shtet dhe ata qe s'kane ku te cojne leket. S'i ke pare qe ka vetem kengetare te deshtuar qe futen sa per nje diplome, apo shikon ata qe bejne reklame cdo te premte te Cani dhe kushedi c'te duket? Kush ka force, vullnet dhe tru e ben universitetin ne shtet, aty shikohet sa i zoti je.

Add new comment