Tahiri çliron sheshin para stadiumit "Qemal Stafa"

Postuar në 11 Tetor, 2013 05:55

Prej 1 viti e gjysëm sheshi përpara stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, ishte i rrethuar nga një firmë private e cila kishte lidhur kontratë me Bashkinë e Tiranës për të ndërtuar një parking nëntokësor.

Por edhe pse afati i ndërtimi të këtij objekti që ka nisur në 12 mars të vitit 2012 ka kaluar, pasi duhej të kishte përfunduar në datën 12 shtator 2013, aty nuk është bërë asnjë punim, përveç një rrethimi me llamarina që e kishte kthyer sheshin “Italia” në një parking privat në mes të Tiranës.

Por sot kjo gjendje ka marrë fund. Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka urdhëruar lirimin e hapësirave përpara stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Kërkesa e ministrit është bërë pasi sonte në mbrëmje zhvillohet ndeshja për kualifikuesit e kampionatit botëror “Brazil 2014”, mes Shqipërisë dhe Zvicrës në orën 20.30.

Ministri Tahiri ka kërkuar që hapësira para stadiumit që ështe e rrethuar, të çlirohet. Burime nga Ministria e Brendshme, kanë bërë të ditur se, “në ambjentet e stadiumit nuk do të ketë më parkim privat ”. Gjithashtu është kërkuar që edhe rreth stadiumit të çlirohen të gjitha hapësirat.

PROJEKTI I PARKINGUT
Parkimi që sipas projektit do të përfundonte më 12 shtator 2013, 2013-ën, do të kishte 1008 vendparkime. Sipas kontratës, e cila nuk ka ndryshuar asgjë dhe me të cilën administrata e Bashës ka shpallur fitues “Gener 2”, afati i përfundimit të punimeve është një vit pas nisjes së tyre, ndërsa i gjithë parkingu nëntokësor do të jepet me koncension për 35 vjet.

Vlera totale e investimit parashikohej të ishte 1.6 mln euro. Projekti për parkimin nëntokësor parashikon që në orën 1 të natës tarifa do të jetë 150 lekë ora, nga ora 2-4 do të jenë 54 lekë ora, nga ora 4-8 do të jenë 48 lekë ora, nga 8-12 do të jenë 44 lekë ora, bileta ditore do të kushtojë 361 lekë, bileta e natës nga ora 22-07 do të kushtojë 351 lekë dhe bileta mujore kushton 10.833 lekë
 

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp; Po i ikin nje nga nje te gjitha te mirat nga duart Lulezim Bashes. Tani po e ndjen se po i rreshket toka nen kembe...</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Nuk keni nevoje me kopju shqiptarja.com per kete qellim. Mjafton nje foto atje dhe ja ku u be lajmi. Dhe eshte nje lajm qe kenaq pafund tiransa. Urrejtja per Familjen eshte gjalle dhe Bashkim Ulaj eshte direkt kompania e Familjes. Dhe jeni qe jeni pse nuk beni nje lajm per rruget qe po cajne po keta persona ne Tirane keto dite? Pse vetem Gazeta Telegraf ka kurajo? Ku jeni ju qe mbrroni qytetaret dhe te drejten? Dhe mos u ankoni neser kur internetin te jene te detyruar ta merrni nga Gita&amp;Co me pak spiunazh brenda...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.