S'ka Kadare... Nobeli i shkon Alice Munro!

Akademia e NOBEL sapo ka njoftuar që fituesja e Nobelit për letërsi është Ann Alice Munro (lindur 10 korrik 1931).
Munro është autore kanadeze, fituese e Çmimit Ndërkombëtar Man Booker më 2009 për veprën e saj. Ajo është gjithashtu tre herë fituese e Çmimit të Përgjithshëm të Guvernatorit të Kanadasë për fiction. Sipas Wikipedias, gjeografia e romaneve të Munrosë është toka e saj amtare, Ontario jugperëndimore. Letërsia e saj është lehtësisht e "aksesueshme, por dhe rrëfenjë prekëse" që eksploron kompleksitetin e njeriut. Shkrimet e Munrosë e kanë përcaktuar atë si "një prej shkrimtareve më të mëdha bashkëkohore të prozës," ose, siç thotë Cynthia Ozick "Çehovi ynë".
ne.su.
Comments
Po sikur ishin Murakami,

Po sikur ishin Murakami, Kadare dhe nje tjeter ne liste?
Nejse, Kadarese nuk do t'ja japin ndonjehere cmimin (as pas vdekjes)!
Po bej nje krahasim te vockel per Kadarene tone!
Edhe Maradona nuk e ka emrin ne listen e lojtareve qe kane marre Topin e Arte, po kjo nuk e hedh poshte Madheshtine e tij!

Mos ia q.. nenen muhabetit!

Mos ia q.. nenen muhabetit! Kadare qenka Maradona????

Kadare eshte nje shkrimtar normal per nivelet boterore. Se vdesim ne per pak imazh nuk na e ka fajin bota...

Nuk besoj te jete nje

Nuk besoj te jete nje shkrimtar normal Kadare, mbase nuk eshte Maradona I letersise, por qe eshte shkrimtar i jashtezakonshem, kete nuk mund t'ia mohosh. "Piramida", "Pallati i endrrave" jane kulme te letersise, dhe nese nuk i'a japin Nobelin, kjo ka te beje me shume me Kadarene si njeri sesa me Kadarene si shkrimtar. Ne me te shumten e rasteve, pervecse te qenit nje shkrimtar i madh, kerkohet qe shkrimtar te jete edhe hero apo profet i popujve, por harrohet qe kjo nuk eshte gjithnje e njejta gje. James Joyce nuk e ka marre kurre Nobelin, megjithese nga te gjithe shkrimtaret "Uliksi" konsiderohet si libri i librave, por kjo nuk e ben Joyce me pak te madh.

Anonim, nuk mund te jete nje

Anonim, nuk mund te jete nje shkrimtar normal per nivelet boterore dikush, i cili eshte prej nje cerek shekulli kandidat per cmimin Nobel, i cili botohet prej nje gjysem shekulli ne perendim e eshte perkthyer ne mese 40 gjuhe te globit.

Talentin e Kadarese si shkrimtar i rangut boteror zor se e mohon kush. Nga ana tjeter dhenia e cmimit Nobel ne letersi jo ralle eshte bere objekt disputesh edhe ne rangje te larta, pasi me kete cmim jane lauruar autore qe as i njihte kush me pare ose qe kishin shkruar vetem nje grusht tregimesh pothuaj te palexuara nga dikush. E per te thene te drejten, nga ana artistike jane larg Kadarese sone. Edhe Vatikanit iu desh te nderhynte kur cmimi iu dha Elfriede Jelinek para disa vitesh e i tha komisionit per dhenien e cmimit pothuaj troc: mos e coni cmimin dem kot! Shume here cmimi eshte dhene per shkak te konjukturave politike

Ne kete kuptim, mosmarrja e cmimit nga Kadareja nuk eshte 0fendim per talentin e tij te jashtzakonshem. Te vjen vetem keq per mosmarrjen e cmimit, pasi ky eshte nje rast teper i volitshem qe cmimi Nobel te fitohet nga nje shkrimtar shqiptar. Kushedi kur mund te nxjerre shoqeria jone perseri nje shkrimtar te permasave te tilla te denje per cmimin Nobel.

Tung,

Blendi

Abel, se pari Nobeli nuk

Abel, se pari Nobeli nuk jepet pas vdekjes. Se dyti, Maradona nuk mund ta merrte Topin e Arte pasi ne ate kohe ky cmim u jepej vetem fubollisteve evropiane. Se treti, krahasimi i Kadarese me Maradonen nuk qendron pasi ka nje sere shkrimtaresh te tjere bashkekohore te cilet nuk bien me poshte se Kadareja, disa prej tyre e kane marre Nobelin (psh Gabriel Garcia Marquez) dhe disa jo (psh Umberto Eco).

Topi i arte s'eshte kurrgje

Topi i arte s'eshte kurrgje eshte cmim fiktiv dhe subjektiv. Zyrtarisht Maradona doli lojtari me i mire i Kupes se Botes 1986 te cilen e fitoi me Argjentinen...Sa per Kadarene ai eshte i madh per Shqiperine..Por cdo shtet ka "Kadarene" e vet...Ndaj Kadareja yne e ka shume te veshtire te marre cmimin NOBEL

Ore, une nuk e fryj aspak

Ore, une nuk e fryj aspak biseden (apo gjoksin) qe Kadareja eshte shkrimtar i Madh! As se eshte Shqiptar as se ne e kemi zakon qe te mburrim njerezit tane neper bote! Jo!
Problemi eshte qe Kadaren do te donte ta kishte "te tijin" shumica e shteteve sepse eshte nje figure goxha e madhe artistike, letrare etj etj. Une deshiroj ta quaj shkrimtarin e botes, pa kombesi, ai i sherben njerezimit. Pike plusi per ne qe ka lind ne Shqiperi. Une mendoj se per punen qe ka zhvilluar gjate viteve dhe vazhdon ta beje, i duhet dhene cmimi.
Jo se eshte Shqiptar apo ku di une.
[Sa per krahasimin me Maradonen, me erdhi ne mendje i pari andaj e bera, as qe ka lidhje fare dmth, edhe per pak humor:)].
Une mendoj se eshte me vlera ky shkrimtar dhe i duhet dhene cmimi ne mos sivjet, ne nje te ardhme. Ai vazhdon te jete prodhimtar, apo jo? Dikush mendon ndrsyhe. Shume mire. Gjithsecili ka mendimin e vet.

Edhe dicka...Qe behen

Edhe dicka...
Qe behen dobiclleqe kombesie verdalle kete sma heq njeri nga arsyetimi i mesiperm. S'thashe qe Kadareja ja kalon te gjitheve, as se eshte ne absolut me i miri.
Mbetshi me shendet.

Add new comment