U plagos në detyrë (megjithatë në 2005 e liruan(!)

Postuar në 10 Tetor, 2013 03:32

E perditshmja Panorama ka bere nje portret te shkurter te drejtorit te ri te policise se shtetit. Artan Didi, 50 vjeç, ka lindur në Tepelenë dhe ka një karrierë të gjatë në polici. Ai e ka nisur karrierën në vitin e vështirë 1997. Ka qenë drejtues i repartit të forcave speciale RENEA deri në vitin 2000. Më pas ka drejtuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Në vitin 2005 doli në lirim. (doli apo e nxoren?) Pasi nisi një biznes privat, emigroi me lotari amerikane bashkë me familjen në këtë vend. Didi është plagosur rëndë gjatë një operacioni për kapjen e një të kërkuari për terrorizëm në Tiranë, arabo- egjiptianit Muhamed Omar Al- Said. Ngjarja ndodhi më 24 tetor të vitit 1998 kur Didi u nis bashkë me 40 trupa të RENEA-s për këtë operacion. Al- Said nisi që të qëllonte, dy efektivë të RENEA-s e vranë. Artan Didi shpëtoi mrekullisht, pasi plumbi e goditi në gjoks. Pas ngjarjeve të 14 shtatorit 1998, ai ishte i pari që doli në patrullim në Tiranë me mjetin e tij - thote nder te tjera portreti i botuar.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka dhënë dje dorëheqjen, por është emëruar drejtor i Akademisë së Policisë. Rama, ka firmosur edhe 12 drejtoret e rinj ne 12 qarqet e vendit. 12 personat qe do kenë në dorë rendin në territorin e Republikës janë:

Ardian Çipa - Drejtor i Qarkut Tirane

Kastriot Skenderaj - Drejtor i Qarkut Vlore

Neritan Nallbati - Drejtor i Qarkut Elbasan

Ervin Hodaj - Drejtor i Qarkut Fier

Perlat Çullhaj - Drejtor i Qarkut Durres

Shaban Nexhi - Drejtor i Qarkut Shkoder

Edmond Tarkaj - Drejtor i Qarkut Korçe

Haki Çako - Drejtor i Qarkut Gjirokaster

Lorenc Panganika - Drejtor i Qarkut Berat
Ilirjan Balla - Drejtor i Qarkut Kukes
Perlat Vatoci - Drejtor i Qarkut Diber
Niko Brahimaj - Drejtor i Qarkut Lezhe

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Une jam dakord me ndryshimet, por nuk mund te quhet karriere e gjate, nese e ka nisur ne vitin 1997 dhe eshte 50 vjeç. Ne te tjeret e kemi nisur 15 vjet perpara karrieren...dhe jemi gati ne te njejten moshe...Shkruani me profesionalisht...</p>

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Artan Didi eshte nje vrases me pagese. Per vrasjen pa vendim gjykate te arabit Muhamed Omar Al- Said ku duhet cuar ne burg, dhe denuar, dhe jo te gradohet shef i policise. &nbsp;Ky ka lene jetime femijet e atij arabit. A kane ndopak ndjeshmeri shqiptaret per njerezit qe ka vrare Artan Didi apo jo?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.