Me hajr na qoftë, pra!

Postuar në 10 Tetor, 2013 03:18

E perditshmja DITA botoi pak dite me pare disa dokumenta qe flisnin mbi persekutimin e dijetarit Eqerem Cabej ne vitin 1967 prej nje grupi akademikesh, mes te cileve kreu i sotem i Akademise se Shkencave Myzafer Korkuti.

Sot Dita ka botuar nje interviste me gjuhetarin Primo Shllaku (intervista eshte dhene ne nje gegnishte te paster) ku ngjarja konfirmohet dhe jepen detaje.

Thote Shllaku: Zotni Korkuti ka pasë të gjithë kohën e duhun që, në nji dalje të tij në media gjatë ktyne njizet e tre vjetëve, ta lehtësonte sadopak ndërgjegjën e vet, tue e tregue se kush ishte ai shtab dhe sesi ai, sinqerisht e me dhimbje në zemër, kishte qenë i detyruem me ngritë dorën kundër Mjeshtrit të Madh të gjuhës sonë. Kjo vlen edhe për të tjerët firmatarë. Ata që ende i ruejnë të pazbuluem shtabet e asaj kohe, që nuk ndjejnë pendim për mungesën e guximit për t’i bishtnue, të paktën, përlyemjes në punë që nuk e nderojnë shkencëtarin, ata, pa përjashtim, janë ishuj të asaj kohe në nji kohë tjetër dhe, a priori, shanset e tyne për zgjatje të stinës së protagonizmit janë 0. Modeli âsht i papranueshëm. A mund të rrinë mbrenda nji personi edhe shkencëtari brilant edhe xhuxhllëku moral? Hierarkitë tona zyrtare të botës akademike thonë se po. Me hajr na qoftë, pra! - a.n.

http://gazetadita.al/dishonoris-causa-kreu-aktual-i-akademis...

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Akademia e shkencave eshte institucion gati politik, nuk besoj se ndodh natyrshem qe te drejtohet nga shkencetar brilant (jo per gje, po nje shkencetar brilant nuk investohet te kerkoje pushtet politik, i del e tepron ai intelektual). Ndersa vete akademia me duket nje institucion anakronik; rrolin e kerkimit shkencor mund e duhet ta luajne universitetet, pjesen tjeter te "detyrave" qe ka sot akademia, mund ti beje lehtesisht ministria. Ndersa keta ishujt qe permend Shllaku jane te destinuar te infektohen vetevetiu; nuk e kuptojne ne kohe qe eshte me mire ti bejne balle drites (mbase edhe nuk mund ta bejne), e te gjejne paqe. Tani jane aty ku jane, ose te perkohshem, ose "shume te (pa)perdorshem".

Submitted by Anonim (not verified) on

shllaku me'' gegenishten e paster'' i drejtohet vetem banoreve te shllakut dhe bushatit  apo eshte edhe mjeda brenda?

Submitted by Blendi (not verified) on

I drejtohet te gjithe shqiptareve ose me mire atyre qe kane veshe per te degjuar.

Submitted by anticensurë (not verified) on

"A mund të rrinë mbrenda nji personi edhe shkencëtari brilant edhe xhuxhllëku moral?"

ndoshta ti nuk e ndjen veten shkenctar të madh por po qe se e ndjen?!ndoshta mund të dukeshe shum xhuxh për atë luftë që po bën për shkatërrimin e saj!!

Submitted by bbb (not verified) on

Shume patriot" na hiqet ky Primo Shllaku por se pari ai vete te ndryshoje emrin e tij duke vene ndonje emer puro shqiptar, se "primo" eshte nje emer sa qesharak edhe jo domethenes per nje "shqipolog" si ai...

Submitted by Bard (not verified) on

Imagjino sikur ta degjonte keshillen tende Primo, t'i detyronte te gjithe shoket e farefisin t'i therrasin me emer tjeter, ngaqe keshtu ka kerkuar njeri online qe nuk i pelqen emri "Primo". Ta vinte "Hysni", bie fjala, do te kenaqte shume njerez. Po si i behet qe ca te tjereve nuk u pelqen emri Hysni?

Merruni me thelbin e gjerave o njerez, te qenit siperfaqsor nuk shpie askund!

Submitted by bbb (not verified) on

Ore mos ta degjoj keshillen time ai...kusah po i thote...por se paku mos na bej propagande per atdhetarizem...sepse ta kesh emrin Primo eshte me shume se qesharake...ta kish vene se paku shqip primo="i pari"... na eshte mesuar goja me fjalen "i pari" ..."sekretari i pare", "doli i pari", "jemi te paret pas Gjermanise"...pavasisht se ne shqiptaret ne fakt per cdo gje jemi te fundit...

Submitted by Gjon (not verified) on

Bard,

Do te ishte problem, pasi edhe Hysni, Hasan etj jane emra te huaj .

Pastaj nese duam ta shohim holle edhe shume prej patrioteve kishin emra me origjine te huaj  :) .

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.