BE nuk ka forcë të ndryshojë politikën ndaj refugjatëve

Politika dhe realiteti nganjëherë kanë pak të bëjnë me njëra-tjetrën - kjo vlen edhe për katastrofën e refugjatëve në brigjet e Lampedusës. Kjo është një kontradiktë e patolerueshme: përderisa numri i refugjatëve që u mbytën në brigjet e Evropës vazhdon të rritet dhe vetëm në fatkeqësinë e fundit humbën jetën më shumë se 270 njerëz, politikanët në dhomat e konferencave me ajër të kondicionuar në Bruksel nuk vendosin asgjë. Ky është një veprim burracak, i pamoralshëm - dhe shkurtpamës sepse Afrikën dhe Evropën në Lampedusa e ndajnë vetëm më pak se 100 kilometra rrugë detare. Dhe kjo do të thotë: nesër mund të ndodhë fatkeqësi tjetër dhe Evropa rrin e bën sehir - shkruan kryeredaktorja e gjermanes Deutsche Welle, Ute Schaeffer.
"Dhe askush nuk guxon për të nisur një politikë të re, më të përgjegjshme dhe humanitare për refugjatët. Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, vendi me papunësinë e të rinjve më të ulët, nuk ka edhe madhësinë, duke pasur parasysh fatkeqësitë aktuale - pa marrë parasysh në Itali apo në Siri - që nëpërmjet një gjesti unik dhe bujar të ofrojë më shumë mbrojtje për refugjatët. Çfarë pamje e mjerueshme e Gjermanisë së pasur! - e mbyll Schaeffer. a.n.
Comments
Jam dakort qe ne Bruksel jane

Jam dakort qe ne Bruksel jane burracake, dhe duhen marre masa urgjente per shpetimin konkret te jetes se njerezve, por nuk perben zgjidhjen e vetme pranimi masiv i emigracionit ne vendet perendimore.

ne rradhe te pare duhen bere politika qe te ndryshojne (permiresojne) gjendjen ne vendet e origjines nga vine refugjatet sepse deri tani politikat e ndjekura ngjajne me moton: "bjeri me top e me ushtri andej, shitu arme grupeve rivale, grabit pasurite, shto problemet qe kane vendet e botes se trete + shtimi demografik i tyre dhe popujt do na dynden ketej ne perendim dhe ne keshtu do dime se sa e cilet njerez te pranojme si krah i lire pune etj!".

1- Te fokusohesh tek pranimi i emigracionit masiv do te thote qe ke pranuar qe shtete te tera te botes tone te lihen ne mjerim, konflite , korrupsion, pra ne nje ferr ku njerezit te humbin shpresen e jeteses dhe te duan te lene vendin e tyre dhe te emigrojne ne perendim. Te pranosh si zgjidhje te vetme emigracionin masiv pra do te thote te pranosh padrejtesine ne bote, nderkohe qe thelbi poltikave te sotme, aq me teper kur ato pretendojne te jene globaliste, eshte qe secili popull i ketij planeti te siguroje jeten dhe te mund te jete i lumtur ne atdheun e tij. Patjeter, do kete raste emigrimi, por nuk duhet te kete emigrime si pasoje e politikave qe pranojne (apo nxisin) tragjedite, terrorin apo mjerimin ne trecerekun e planetit.

2- Kalimi masiv i refugjateve ne vendet perendimore, nuk eshte zgjidhje e problemit, por trasferimi i problemit ne perendim. Ky eshte nje stres i vazhdueshme per popujt evropiane, duke filluar qe nga ulja e standartit te jeteses per shkak te pranimit te njerezve qe paguhen gjithnje e me pak, qe mund te heqin dore nga te drejtat e tyre, por eshte dhe nje tsunami demografik e kulturor, qe mund te coje ne nje ndryshim vlerash ne opinionin publik dhe ne menyren e jeteses per te cilat shquhet demokracia perendimore. Pastaj politika qe lejojne pornografine, pranimin pa kurrfare limite te homoseksualizmit, nxitjen pa princip te individualizmit, po cojne ne shkallmimin e vlerave familjare te evropiane dhe uljen e ndjeshem te numrit te lindjeve. (1.4 femije per cift numri aktual i lindjeve. Nqs Evropa kalon ne 1.3 femije per cift, kjo dote thote qe komuniteti i popujve evropiane do te bjere ne nje ulje te pakthyeshme dhe ne 5-6 breza ata do te kthehen ne minoritet te atdheun e tyre). Juristi i famshem cifut Rafael Lemkin, qe eshte dhe formuluesi i kuptimit te termit gjenocid ne kohet moderne (ne vitin 1945 ne prag te procesit te Nurembergut) ka thene as me shume dhe as me pak se "politikat e qellimshme qe cojne ne ndryshimin gradual te perberjes etnike te nje popullate dhe uljen e numrit te saj te lindjeve, jane politika gjenocidi".
Ky parim hyn ne termat e konventave te OKB qe e kane nenshkruar te gjitha vendet e botes, ne rradhe te pare ato perendimore.

3- Pranimi vetem i idese se emigracionit masiv dhe mos ndermmarja e hapave te tjera eshte ne fakt pranimi i ideologjise se shfrytezimit te njeriut nga njeriu, pranimi qe punet me te renda t'i beje dikush tjeter, i mesuar ne kushtet me te keqia, qe paguhet me pak keshtu qe shtresa e gjithnje me dembele e individualiste te perfitojne me shume. Nuk mund te bjere ne kete shkalle niveli i aspiratave te evropianeve, arritjet e te cileve ne teknologji, demokraci, kulture e principe humaniste mund te permiresojne jeten e te gjithe njerezimit

Prandaj trajtimi ne nje aspekt te gabuar i emigracionit masiv, eshte nje propogande qe pranon veprimet antihumane afatgjate pikerisht nen e vellon e idealeve me te larta te te mbrojtjes se te drejtave te njeriut, ashtu sic kane bere te gjitha ideologjite qe rezultuan ne terror, diktature e deshtime njerezore, qe nga bemat e revolucionit francez por sidomos atij komunist.

Add new comment