Erdogan ndryshon pas 90 vjetësh ligjin e shamive

Turqia hoqi ndalimin e shamive të kokës për punonjëset e zyrave shtetërore, duke i dhënë fund një kufizimi të gjatë që ka polarizuar shoqërinë turke. Ndalimi i shamive të kokës në Turqi ishte vendosur shumë dekada më parë. Ndryshimi hyri në fuqi dje. Megjithatë, shamitë e kokës do të vazhdojnë të ndalohen për gjykatëset, prokuroret, punonjëset e policisë dhe personelin ushtarak.
Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan tha në parlament se ky ndryshim duhet të ishte bërë shumë kohë më parë: "Me ndryshimin e rregulloreve mbi paraqitjet e punonjësve, hiqet një ndalim i dhimbshëm që ka shkaktuar shumë vuajtje për prindërit e të rinjve. Një epokë e errët mori fund. Por dua të përsëris se ne nuk po ofrojmë privilegje për askënd, përkundrazi, po u njohim të drejtën atyre që janë privuar prej saj për vite me rradhë''.
Ndalimi për shamitë e kokës është vendosur 90 vjet më parë, në ditët e fillimit të Republikës Turke dhe ka qenë një nga çështjet më të ngarkuara emocionalisht në Turqi. Prej një kohe të gjatë ai ka ndarë vendin, duke vënë përballë një grup në rritje turqish që praktikojnë fenë me elitën laike, dikur të fuqishme. Ligji kishte ndaluar shumë gra të mbanin poste në shërbimin publik. Por laikët e shohin heqjen e ndalimit si dëshmi se qeveria po zbaton një program islamist. VOA
Comments
ne fakt ekzistenca e ketij
ne fakt ekzistenca e ketij ligji ishte nje turp per Turqine. Qe nje b...lepirje e neveritshme ndaj perendimit. Aq e neveritshme sa dhe shume perendimore me mend ne koke e kane kritikuar kete ligj. Bill Klinton psh.
Duke mos qene njohes i mire i politikave te brendshme turke, mendoja se kete ligj te pavend e kishin fshire qe ne mandatin e pare.
"...Një epokë e errët mori
<p>"...<em>Një epokë e errët mori fund. ..." </em>dhe filloi nji epoke edhe ma e errte.</p>
Dhe deshën të futeshin në
<p>Dhe deshën të futeshin në Europë bënë shumë mirë që i mbyllën derën që në mëngjezë</p>
Add new comment