Serbia, miliarda kredi nga Emiratet (pavarësisht asaj që ndodhi në vitet '90-të) - shkruan FT

Postuar në 09 Tetor, 2013 06:55

Serbia planifikon të huazojë miliarda dollarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), pasi zv.kryeministri i këtij vendi ka tërhequr vërejtjen se Serbia mund të ballafaqohet me falimentim, pa ndërmarrjen e hapave urgjentë për t’i reduktuar rrogat e sektorit publik, - shkruan në fillim të nje artikulli, e përditshmja londineze Financial Times.
Sipas gazetës, këto komente janë të Aleksandar Vuçiqit, nënkryetar i qeverisë së Serbisë, i cili shihet si njeriu politikisht më i fuqishëm në koalicionin qeverisës të Serbisë, që eshte formuar në korrik të vitit të kaluar.
Vuçiq tha se Serbia pret që të marrë kredi me kamatë të ulët prej Emirateve të Bashkuara Arabe, në shumë prej një miliardi dollarësh në “kushte të favorshme” këtë vit, ndërsa deri në fund të vitit 2014, kreditë do të arrijnë shumën prej 2 – 3 miliardë dollarësh, shkruan Financial Times.
Plani i kredive vjen në periudhën e lulëzimit të marrëdhënieve ndërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Serbisë, shkruan gazeta, duke theksuar se ky vend i Gjirit i pasur me naftë i ka marrë në shënjestër mundësitë investuerse, pavarësisht rolit te forcave serbe në luftën kundër mysliamnëve gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet '90-te. Dhe në fakt, qeveria e Serbisë udhëhiqet nga nacionalistët, përfshirë zotin Vuçiq.

Disa dite me pare edhe ne median e Tiranes eshte perfolur ideja e nje kredie te bute per Shqiperine nga Turqia qe mund te shkoje ne 3 miliard dollare. a.n.

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Vemdet arane jane te gjitha antishqiptare---Ndaj shqiptaret do benin mire te hiqnin dore fare nga feja islame</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.