Strasburgu “dënon” për së dyti vrasësit e Azem Hajdarit

Postuar në 08 Tetor, 2013 12:48

Ditët e fundit mediat I kanë bërë jehonë një procesi që po zhvillohej prej vitesh në heshtje (që nga 2003), ankimimit pranë Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg nga Jaho Salihi dhe Ismet Haxhia për të fituar lirinë. Vendimi i gjyqtarëve evropianë ka qenë i prerë: procedurat penale, që çuan në dënimin e oficerëve të rangut të lartë të policisë shqiptare për përfshirje në vrasjen e një politikani ishin të drejta, sipas Shqiptarja.com.
Gjykimi i çështjeve nr. 29861/03 Haxhia kundër Shqipërisë dhe 29864/03 Mulosmani kundër Shqipërisë nuk është përfundimtar, pasi mund të apelohet pranë Dhomës së Madhe të Strasburgut. Por, duket se ka qenë unanim në rastin e Jaho Salihit dhe me shumicë votash në rastin e Haxhisë, raporton sekretaria e Gjykatës.

Gjykata,që jo rrallë ka dënuar shtetin shqiptar për shkelje procedurash, në këtërast ka arritur në konkluzionin se procedurat e ndjekura në të dy rastet nuk përmbanin asnjë element të mungesës së drejtësisë.

Nga ana tjetër, Gjykata mendon se ankesa e Jaho Salihit për një shkelje të së drejtës së tij për t’u prezumuar i pafajshëm është e pabazuar në mënyrë të dukshme. Ndërkohë që një deklarim publik nga ana e një politikani kryesor të opozitës, i cili akuzoi menjëherë pas krimit Salihin për vrasje, mund të ketë patur ndikim edhe pse Salihi u akuzua më se një vit më pas, politikani që e bëri këtë deklaratë, e bëri si një qytetar privat dhe nuk mbante asnjë post publik në atë kohë, arsyetojnë gjyqtarët.
Gjykimi u bë nga një Dhomë e përbërë prej shtatë gjyqtarësh:
Ineta Ineta Ziemele (Lituani), kryetare
David Thór Björgvinsson (Islandë)
George Nicolaou (Qipro)
Zdravka Kalaydjieva (Bullgari)
Vincent A. De Gaetano (Maltë)
Paul Mahoney (Mbretëria e Bashkuar)
Markelian Koca (Albania), gjyqtar i posaçëm
Sekretare Françoise Elens-Passos

 

ne.su.

Comments

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

<p>Paul m&#39;thuj qe dita e Shejtit Shn&#39;Anue apo e Shejtit Sh&#39;Rrok, se i ke te ndryshme ketu dhe tek fotoja......</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.