Greqia i rikthehet L. II Botërore: Gjermanët na kanë 240 mld euro boxh

Postuar në 08 Tetor, 2013 09:28

Ajo që gjatë këtyre viteve të krizës diskutohej në opinionin publik grek më tepër si “kujtesë historike” ndaj gjermanëve, është kthyer në dokument zyrtar. Dëmi i shkaktuar nga ushtria gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore në vendin fqinj, që s’ka qenë aspak i vogël, është përkthyer në një raport 80 faqësh nga komisioni i ekspertëve të qeverisë Samaras. Dhe raporti nxjerr se dëmshpërblimi që Gjermania i ka borxh Greqisë është 240 miliardë euro ose sa gjysma e borxhit të vendit. Të dhënat janë sistemuar pas leximit të 190 mijë faqeve të gjetura në ministritë dhe arkivat e shtetit, ku flitet për: Dëmet në infrastrukturë, grabitjet e pasurive të vendit dhe sidomos vjedhja e siteve arkeologjike që prej vitit 1941 deri në 1945-ën nga nazistët gjermanë. Sigurisht, gjasat janë që kancelarja Merkel të “mos dëgjojë nga ai vesh”, duke kërkuar respektimin e marrëveshjeve aktuale.

a.k

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

Aahahahahaah, sa bukur ja ka bo Greqia. Jepiniiiiiiiiiiiiiiiiii!!!

Submitted by Astrit (not verified) on

Ironikisht Gjermania mund ti referohet nje ligji te ngjashem me ate qe shpreson Greqia per te mos u kthyer cameve demshperblimin e tokave. Sipas ligjeve federale asnje reparacion lufte nuk do te paguhet me pas viteve '70...

Me aksedimin e saj ne Bashkimin Europian, Greqia ka pranuar faktin qe keto reparacione nuk do ti reklamonte me. Nese ajo kundershton kete logjike, do ti duhej te llogariste per borxhe te tera fondet komuniare te marra qe nga vitet '80.

Per te mos thene pastaj qe $240 miliard (ose ekuivalenti ne parane e asaj epoke) nuk vlente as tere Greqia e jo me infrastruktura e prapambetur e nje vendi rural. Objektet arkeologjike eshte e pamundur te vleresohen per sa kohe qe keto objekte nuk dalin dot ne treg dhe keto vetvleresime jane qesharake nga ana komercale apo ligjore.

Submitted by Blendi (not verified) on

Kane lexuar 190 mije faqe !!! Te forte jane. Sikur ate kohe qe kane harxhuar per lexu  t'a kishin kaluar duke punuar, do t'i kishin lare borxhet!

Tung,

Blendi

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Greqia e Metaksait ishte kthyer ne placdarm te trupave angleze qe kishin bazat e tyre luftarake nga Kreta ne Selanik.

Dhe po te llogarisesh pastaj qe trupat angleze ishin stacionuar pergjate gjithe Mesdheut, nga Gjibraltari, Malta e deri ne Egjypt, ne Palestine e tere Lindjen e Mesme, ne Indi , Indonezi e Malajzi, etj, eshte me i kuptueshem kuadri historik se pse Gjermania nderhynte ushtarikisht ne vende si Greqia, pra per t'iu kundervene nje fuqie te madhe qe i kishte shpallur lufte dhe qe praktikisht kishte pushtuar me trupat e saj luftarake apo aletate gati te gjithe boten.

Te mendosh pastaj se Anglia mund te bente aleance me BRSS per t'iu kundervene Gjermanise, sic ishin zerat apo sic beheshin bisedime konkrete ne Moske, mund te kuptohet me mire se pse Gjermanise nuk i mbetej gje tjeter vecse te bente lufte e ku te fitonte pozite nje lider si Adolf Hitleri.

Por te gjitha keto i takojne historise, ndersa per opionin akutal deshrioj t'i afrohem me shume komentit te Astritit me lart.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.