A.Peza: Të shkarkohet Endira e AMA-s, të shkrihet Këshilli Drejtues i RTVSH-së

Klientelizëm i skajshëm në dhënien e licencave për operatorë afër pushtetit, diskriminim i tregut duke e vënë në kushte të pabarabarta; disa frekuenca kombëtare u zaptuan dhe legalizuan, të tjerëve u ndalohen dhe licenca lokale duke u vënë në shërbim të një grupi mediatik si ushtarë. Këto janë bëmat e kryetares së AMA-s Endira Bushati sipas deputetit Alfred Peza, nënkryetar i komisionit parlamentar të Medias. Duke folur sot në punimet e këtij komisioni, deputeti socialist kërkoi fillimin e procedurës për shkarkimin e Endira Bushatit si dhe fillimin e procedurës për shkrirjen e Këshillit Drejtues të RTVSH dhe emërimin e këshillit të ri. Nga ky këshill do të zgjidhet dhe drejtori i ri i Radio-Televizionit Publik. Peza e arsyetoi kërkesën jo vetëm në përfundimin e mandatit, por dhe në performancën e dobët dhe shkeljet e mëdha antiligjore të vërejtura në punën e AMA-s (Autoriteti i Mediave Audiovizive) dhe Këshillit Drejtues të RTVSH.
a.k
Comments
Aman mos e levizni Endiren,

Aman mos e levizni Endiren, se njeri i mire duket, buke e kos ka ngrene gjithe keto vite!

hahahahahaha ajo eshte

hahahahahaha ajo eshte pacuvarja e ketij isntitucioni

ti dhe shume te tjere as te

ti dhe shume te tjere as te fundi i këmbëve nuk i shkoni

A.Peza: Të shkarkohet

A.Peza: Të shkarkohet Endira e AMA-s, të shkrihet Këshilli Drejtues i RTVSH-së... dhe... te veme gruan e Alfrdos se Pekinit ne krye te RTVSHse ( kshu kane dale llafe...)

si sju vje turp demokrat

si sju vje turp demokrat (deleted) qe ende merreni me grate e te tjereve

Po kush po merret me grate e

Po kush po merret me grate e te tjerave...? Alfredua i Pekqinit e ka gruan pa pune...ja hoqi shoku Sali pas 1 Prillit...cka te keqe ketu se po themi sa te verteta?? Ashti sic duhe te them se drejtoresha aktuale donte te shiste edhe manulet e makinerive me para...

Add new comment