Plasin ofertat online për makinën e Bregut. Komentuesit ofrojnë deri në 15 mijë euro

Në faqet online të Temës, Panoramës, Shekullit etj, kudo ku është njoftuar reagimi i ish ministres së Integrimit Majlinda Bregu, lidhur me publikimin e lajmit për blerjen e makinës Jaguar XF që kushton mbi 68 mijë euro (dhe që Bregu ka deklaruar se kushton rreth dhjetë më pak, pra 6-7 mijë euro), kanë plasur ofertat. Bregu reagoi se publikimi i lajmeve të tilla të pavërteta, është padyshim një diversion qesharak për të tërhequr vëmendjen nga mënyra se si po “i mban premtimet” qeveria, apo sa herë dëgjohen lajme “për pasuritë e padeklaruara të Ramës apo Koços, për emërimet pa kriter, për rregullimin e ambienteve të Kryeministrisë pa procedurë, me fonde që s’dihet nga vijnë” etj etj. Sipas saj, këto lajme si ai i çmimit të ekzagjeruar të makinës së saj “fyejnë inteligjencën e qytetarëve”. Por duket se shumë komentues, aspak të fyer në inteligjencë, i kanë ofruar ish ministres 8, 10, 15 mijë euro për t’ja blerë makinën, që edhe ajo të dalë e fituar. Nëse deklarimi i Bregut është i vërtetë, ofertat ngjajnë shumë fitimprurëse.
a.k
Comments
Epo na rrofte gallata neper
<p>Epo na rrofte gallata neper forume, se sa per te tjerat ne shqiptaret i kemi zgjidhur me kohe, dmth po t'i besosh cave qysh nga 2005, po t'i besosh ca te tjereve vetem qysh nga 23 Qershori i ketij viti.....</p>
une ofroj 16 mije me
<p>une ofroj 16 mije me Majlinden shofere</p>
Po mire na e bejn qe tallin
<p>Po mire na e bejn qe tallin bythen me ne. Ne popull injorant.</p>
Me te vertete ish ministrja
Me te vertete ish ministrja mendon se njerezit hane bar?!
Or kaso, or mik ti e ke
<p>Or kaso, or mik ti e ke gabim, ministrja e di shume mire qe njerzit nuk hane bar, puna eshte se asaj nuk i behte vone se cfare hane njerzit.....Megjithate kot per kuriozitet, ja ti psh cfare ke ngrene sot?</p>
Add new comment