De Biazi: Dua të vazhdoj (me 1 milion euro kontratë). Dhe hedh sytë nga Euro 2016

Postuar në 07 Tetor, 2013 07:59

Është parë me simpati puna e trajnerit italian të kombëtares sonë të futbollit, megjithë zhgënjimet e ndeshjeve të fundit me Slloveninë dhe Islandën. Kjo për një arsye të thjeshtë, ku dëshmitarë janë të gjithë sportdashësit: Kombëtarja është rinovuar me sukses dhe loja e kuqëzinjve është pëmirësuar dukshëm. De Biazi ka folur sot përpara mediave për dy ndeshjet e fundit që Shqipëria do të zhvillojë përballë Zvicrës dhe Qipros, duke deklaruar se shpreson akoma për vendin e dytë, pasi matematika ia lejon. Por një tjetër matematikë ka interesuar gazetarët: Bisedimet për kontratën e re të teknikut italian me Federatën tonë. I pyetur për këtë çështje De Biazi tha se “Jam në tratativa me FSHF për zgjatjen e kontratës, mungojnë vetëm disa detaje. Mund të them që jemi në rrugën e duhur, dëshira e të gjitha palëve është që të vazhdojmë sëbashku. Vullneti im është që të vazhdoj këtë aventurë”. Shuma e kërkuar nga italiani, sipas TCh, është 1 milion e 35 mijë euro. Nëse gjithçka përmbyllet me sukses, objektivat dhe ëndrrat e kombëtares zhvendosen tek Europiani i 2016-ës. Tekniku foli edhe për talentin shqiptar Adnan Januzaj, i cili “nuk e ka të lehtë të vendosë pasi është në mes Belgjika e Anglia, këtu hyjnë në lojë dhe menaxherët. Do të bëjmë maksimumin, por është tepër e vështirë”.

a.k

Comments

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

<p>Po si mund te vazhdoje ky te jete trajner akoma ? Ky humbi me Islanden me nje loje skandaloze&nbsp;</p><p>Ky eshte komplet i pa afte --Eshte edhe fyese ta mbash akoma kete deficent ne postin e trajenrit&nbsp;</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Cfare d ky prap kontrate more...Kemi trajner shume me te zote se ai ne shtepine tone...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.