Rama në QSUT, “masakron” shëndetësinë (e LSI-së) dhe propozon terapitë

Postuar në 07 Tetor, 2013 09:00

“Një shëmbëlltyrë të degradimit prej korrupsionit”, e ka quajtur kryeministri Edi Rama Qendrën Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Rama vizitoi sot mjediset e QSUT-së bashkë me ministrin Beqaj dhe në një takim me mjekë dhe infermierë, e krahasoi gjendjen në sistemin shëndetësor me një pacient të sëmurë. Ai ftoi personelin e spitalit që bashkë me qeverinë të “përcaktojnë diagnozën e duhur, terapinë e duhur dhe ndërmarrin të gjithë hapat për ta ekzekutuar atë terapi nga fillimi deri në fund duke bërë dhe operacionet e dhimbshme të duhura”.

“Zor të gjendet një shëmbëlltyrë më kuptimplotë e degradimit se ky spital. Një shëndetësi e sëmurë prej korrupsionit është mallkimi më i madh. Do t’i lajmë borxhet menjëherë pasi është e kotë të kërkojmë nga të tjerët nëse qeveria nuk merr përgjegjësitë e veta. Pasi të lajmë borxhet, duhet të mbështetemi brenda një sistemi të ri organizimi dhe padyshim që nuk është i vetmi prioritet shlyerja e borxheve. Spitalet të jenë hapësira të një solidariteti shoqëror dhe një fryme europiane të marrëdhënieve mes mjekëve, personelit shëndetësor, administratës me qytetarin dhe pacientët. Unë besoj se ky spital në radhë të parë nuk ka nevojë për më shumë lekë por për një tjetër sistem”, u shpreh Rama. Dikasteri qeveritar i Shëndetësisë është drejtuar katër vitet e fundit nga aleatja LSI, çka nuk duket ta ketë shqetësuar kryeministrin në fjalën e tij. Edhe herë të tjera, i ngacmuar për këtë temë, Rama është përgjigjur se është sistemi dhe jo individët, ushqyesi i korrupsionit.

a.k

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Pse Kryeministri dhe Ministri i Financave qe cakton parate per Shendetesine ishin te LSI-se gjate sundimit te Saliut??Si  paska qene shendetesia e LSI-se mor Respublica??Hajde gazete hajde.

Submitted by anticensurë (not verified) on

deri dje janë çuar në prokurori "njerëzit" e kserërs!asnjë nga të ilirit!?

der dje k/ministri i ri na tha se ata kanë vjedhur tmerrësisht!!

të jetë e vërtetë???

apo thjeshtë janë amnistuar???

Submitted by Astrit (not verified) on

Korrupsioni eshte gjeja me e lehte per tu ndrequr (qe nuk eshte i thjeshte edhe ai).

Problemi me i madh eshte mungesa e kualifikimit te mjekeve dhe personelit. Ka nje ndryshim shume thellesor midis personelit ne Shqiperi dhe atij ne vendet fqinje. Per te mos thene pastaj qe dallimi midis fqinjeve (Italise) dhe vendeve me te avancuara s USA ne kete fushe eshte ai i dites me naten...

Shendetesia ka nevoje per plane afatgjata mbi 10 vjecare dhe reforma duhet te jete radikale dhe te perfshije Fakultetin e Mjekesise.

Submitted by XY (not verified) on

Sido qe te jete puna, ministrite nuk jane te partive por te Qeverise. Edhe pse ministri i shendetsise mund te kete qene propozuar nga LSI kjo nuk do me thene asgje, aq me teper ne Shqiperi ku deputetet dhe ministrat kercejne sa ne nje krah ne tjetrin.

Ministria e Shendetsise ka qene pjese e Qeverise. Pergjegjesia ka qene teresisht e Qeverise dhe e kryetarit te saj, qe per ironi te fatit, ka qene edhe mjek. Jo se mjeket dine te menaxhojne sistemin shendetsor (madje eshte gabim te mendosh se ata jane ne gjendje ta bejne nje gje te tille) por duhet te kene sensibilitet  ngaj gjendjes mizerabel ne te cilen ndodhet sistemi shendetsor shqiptar.

Rama nuk ka pse te kete asnje kompleks lidhur me "kontributin" e aletatit te tij ne rrenimin e sistemit shendetsor, dhe e ka shume drejt kur thote se fajin e ka sistemi dhe jo njerzit qe perfshihen ne te. Te vetmit njeres pergjegjes jane ata qe e kane konceptuar dhe ngritur dhe frymezuar sistemin dhe ne rastin qe flasim pergjegjes eshte pa asnje dyshim, Doktori dora vete.

Tung

Submitted by 300 evro (not verified) on

Ik mer truthare, LeShelIja nje mut drejtorie te kete sguxon njeri me nderhy e jo me paska pas fuqi qeveria e sali leshit dhe qeveria e ketij gjatoshit te fuse hundet. MOs na jepni mend kot tani derdimena..fajin per degradimin e shendetesise  eka Ilir Koklopa dhe per degradimin e QSUT-se e ka Pellumb Pipero me Petro Vasilin bashke me Edmond Rrushin hajdutin e pulave

Submitted by bbb (not verified) on

Kryeministri shoku Edi Rama e nisi një takim me mjekë dhe infermierë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke kujtuar e si ka qenë dikur qendra më e rëndësishme mjekësore në vend.

“Zor se gjendet në Shqipërinë e rrënimit një vend ku rrënimi të jetë më i prekshëm sesa shëndetësia sidosos kur ate e mori ne dore aleati im strategjik LSIja. Kjo është zemra e sektorit, qendra e gravitetit të shëndetësisë, vendi ku kanë lindur dhe kultivuar vlerat, ku janë ngritur në piedestal figurat historike të shëndetësisë shqiptare, por qe ne vitet e kaluara eshte kthyer ne nje vend ku Titi Vasili dhe Tavo greku ben lek me thase sa kane siguruar jeten per 10 breza”, tha shoku Rama.

“Janë vetëm për një vit 430 mijë dollarë ilaçe të skaduara qe skaduan sapo erdhi shoku Tit Vasili i cili nuk i jepte ilace te semureve. Këtu ishin 29 bare dhe restorante, kioska, tezga, duhan e alkool gjithandej te dedrtuar nen kujdesin e LSIse sidomos kur Tavo Greku erdhi ne krye te saj spitali u be lesh arapi u be QSUT si pazari i Teheranit. A është ky spital? Cjane keto restorante dhe kafene pa pike shije estetike? Perse nuk i kane lyer me bojra?  Po investime te tjera perse nuk beri LSIja? Ku jane bordellot, bilardot apo kazinote e spitalit??? Cdo bejne te semuret gjithe diten??? Ky as nuk duket si spital dhe nuk është spital për kohën e sotme, për gjithë ata para që janë hedhur gjatë 20 vitev jo ne xhepin e shtetit por ne xhepin e Saliut dhe Ilir Floririt,” vijoi Rama.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.