Nexhmija “rrëfen” Enverin për gazetarë italianë. Sigurisht, portretizon njeriun perfekt

Rrëfimi në një këndvështrim romantiko-nostalgjik i të vesë së ish diktatorit Hoxha, Nexhmije Hoxhës, për disa gazetarë italianë, është botuar sot tek gazeta Panorama. Ajo tregon jetën në krah të Enver Hoxhës, që nga propozimi për martesë, marrëdhënia e tij me fëmijët, dëshira për të pasur një familje të madhe, roli që ajo ka luajtur në marrjen e vendimeve politike nga bashkëshorti i saj. Nexhmije Hoxha rendit arritjet gjatë diktaturës së proletariatit, ndërsa është skeptike për të ardhmen e Shqipërisë, që sipas saj po “shfrytëzohet nga të huajt, gjë që nuk e arritën gjatë 50 viteve të socializmit”.
Dhe më tej, “mua më bëri përshtypje, sepse ishte një burrë i pjekur, i dashur, edhe i bukur dhe unë isha krenare pse partia kishte një drejtues të tillë. Në këtë mbledhje unë u zgjodha anëtare e Komitetit Qendror të Rinisë dhe ne ishim atëherë vetëm pesë”. Nga ana tjetër, ajo mohon që të ketë qenë drejtuesja de fakto e shtetit kur diktatori ishte sëmurë, siç është përfolur shpesh. “Dua të them atë që është përfolur shumë vitet e fundit, se ai ishte i sëmurë dhe se unë kisha një rol parësor në drejtimin e vendit. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Unë isha një shoqe e tij prej dekadash dhe bëja të pamundurën për ta ndihmuar, si të thuash, si sekretarja e tij”.
Intervistën e gjeni në numrin e sotëm të Panoramës dhe në linkun: http://www.panorama.com.al/2013/10/07/nexhmije-hoxha-beja-ndermjetesen-e-enverit-skam-arsye-te-pendohem/
a.k
Comments
ketij i them haber une.
<p>ketij i them haber une. pyesin nje te ve per burrin e vet dhe ajo flet mire......</p><p> </p><p>SI ESHTE E MUNDUR</p>
Eh cfare nuk po na degjojne
<p>Eh cfare nuk po na degjojne veshet. Gra, femije, niper, mbesa te xhelateve te djeshem qe jane krenare per "bemat" e njerezve te tyre, ndersa nga ana tjeter perpiqet te hidhet balte ne njerezit e persekutuar duke ju vene damken e bashkepunetoreve te sigurimit, edhe pse deri me sot nuk po nxjerrin asnje dokument. Me kesisoj logjike i bie qe te persekutuarit ia paskeshin bere te zezen vetes ndersa xhelatet e vertete paskeshin punuar per te miren e tyre.</p>
Add new comment