Rama me deputetët, për t’u prerë rrugë kërkesave për “kushërinjtë”?

Sot kanë dalë dhe detajet nga mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të PS, zhvilluar në Linzë. Duket se një nga arsyet e mbledhjes ka qenë preokupimi me kërkesat që deputetët bëjnë për të punësuar “kushërinjtë” e tyre në drejtoritë e reja të adminsitratës.
Rama është shprehur i prerë në lidhje me punësimet në administratë, sipas asaj që publikon sot Panorama. “Kush kërkon drejtori për kushërinjtë, duhet të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, pasi ka konflikt interesi”, u është drejtuar Rama deputetëve.
“Qeverinë do t’ua kthej qytetarëve, për këtë po investohem vetë bashkë me kabinetin tim. Vendi është në krizë të thellë, unë dua të ndryshoj ekonominë dhe ta çoj atë me rritje 4-5% brenda katër viteve,” citohet të ketë thënë ai.
k.c.
(foto e deputetëve duke dalë dje nga takimi në Linzë të Dajtit)
Comments
Po per shoket dhe te njejtet

Po per shoket dhe te njejtet a u tha gje.

Po mer po.. lesh me qme. Bej

Po mer po.. lesh me qme. Bej shoket dhe drejtoret e bizneseve te shokeve drejtora ti dhe pastaj ec e bej moral. futja kot

Dua te di nga dalin keto

Dua te di nga dalin keto citimet mo aman, nga zyra e shtypit e Rames apo keshilltaret e tij?

E kuptoni pra popull, deputetet vijne i kerkojne favore liderit te lavdishem po ky me zgjuaresi dhe largpamesi u thote "JO! Do punojme per te miren e popullit". E pastaj vuri nje tjeter mik te Kocos ne drejtorite e shtetit.

Aman mer ResPublica mos u boni kopje e keqe e Mero Bazes me kete propagande bajate se do fillojne me ju tall me keq se 55-en.

Rasti qe sdo shume fjale zv.

Rasti qe sdo shume fjale zv. minister Ylli Manjani dhe e shoqja sekretare e pergjithshme e nje ministrie tjeter!

Do thoni ju jane te LSI, c'rendesi ka dy parti= 1 pushtet = 1 politike e ndjekur = 1 Kryeminister!

"kush kerkon drejtorllek per
"kush kerkon drejtorllek per kusherinjte, te jape doreheqje nga mandati i deputetit, se ka konflikt interesi"- kjo vlen edhe per Koçon, apo jo?
E kemi kaluar cakun e hipokrizise, tani po ecim me hapa te sigurt drejt pacipesise...
I lumte .... vetem

I lumte .... vetem kryeministri ka te drejte te beje ministre kusheriren e tij (Milena Harito) apo minister burrin e ish-gruas (Bledi Cuci (Fico) ... ka te drejte te emeroje dashnoren dr tatimesh , te emeroje administratorin e bizneseve te shokut (Koco) dr te AP etj etj etj .... kurse deputet kane halle dhe pune te tjera si psh te ngrene kartonin.

Add new comment