Rrethprerja si krim ndaj fëmijëve (edhe atyre shqiptarë)

Postuar në 05 Tetor, 2013 11:29

Kaloi pa u vënë re, por është një lajm që mund të bënte që shqiptarët të reflektonin për hyrjen në Europë dhe për vlerat e përbashkëta që ndajmë me klubin e vendeve europiane. Bëhet fjalë për një rezolutë e miratuar ditëve të fundit në Këshillin e Europës (me 47 anëtarë, përfshirë dhe Shqipërinë - Kosova pret të anëtarësohet) thotë se rituali i synetllëkut përbën dhunim të integritetit fizik të fëmijëve. Sipas Balkanweb, e përgatitur nga raportuesja Marlene Rupperecht, dhe është miratuar me 78 vota pro, 13 kundër dhe 15 abstenime, ajo u bën thirrje shteteve anëtare që të "iniciojnë debate publike, përfshirë edhe dialogun inter-kulturor dhe inter-religjioz me qëllim që të arrihet një konsensus me i më madh për të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtjes së integritetit fizik të tyre në harmoni me të standardet e të drejtave njerëzore". Përveç këshillimit, rezoluta shtyn shtetet anëtare që të miratojnë ligje që sigurojnë se disa operacione dhe praktika nuk do të kryhen përderisa fëmija nuk arritur moshën madhore.

k.c.

foto: piktura "Rrethprerja e Isaac-ut" nga Regensburg Pentateuch

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

Rreth - prerja pervecse eshte nje ritual fetar i praktikuar nga 2 fe monoteiste (Islami dhe Hebraizim) eshte gjithashtu nje menyre e jashtezakonshem parandaluese per semundjet seksuale . Mjafton te them se ul me 60 % mundesine e infektimit nga SIDA gjate nje mardhenieje te pambrojtur. Per te mos folur per llojet e tjera te infeksioneve. Duke respektuar lirine e gjithkujt per te zgjedhur ose jo vete nje praktike te tille duhet thene se ajo eshte shume me veshtire e realizueshme kur personat jane ne moshe madhore sesa kur jane minorene ..... personalisht jam kunder nderhyrjes se politikes ne nje ceshtje te tille.

Submitted by Meço Kapterri (not verified) on

Ne Usa me kerkesen e prinderve rrethprerja u kryhet femijeve qe ne maternitet pa asnje problem, sigurisht e motivuar per arsye shendetesore.

Submitted by vorioepirioti (not verified) on

nje nga arsyet qe bota islame eshte ne kete derexhe, eshte se ne kundershtim me fene e tyre muslimanet e lane kalemin e mendjes (perpjekjen per dije) pa e mprehur.
Tani keta ustallaret po perpiqen t'u lene pa mprehur muslimaneve dhe kalemin e qejfit....

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Po cfare ti tani, do te na mbushesh mendjen qe muslimanet i kane zakonet te perparuara, dhe pastaj meqe rrethprerjen e kryejne edhe hebrejt, ky na qenka zakon i perparuar. Thuaj qe kujt ia ka qejfi t'ia presin le t'ia presin dhe kujt nuk ia ka nuk ia ka, e mos shit dengla me zakone te perparuara et prapambetura, hajt or bir.....

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Kjo rezolute nuk do te kete ndalime serioze sepse eshte ne thelb kunder praktikave te komunitetit ebraik, dhe sigurisht ata kane fuqi financiare, politike dhe mediatike te konsiderueshme, vec ne dacin vete te nxisin formalisht kete debat tek evropianet per kundervenie ndaj myslimaneve.

Submitted by kizzi (not verified) on

e more shokeni,rrethprerjes ja di rendesine dhe lezetin vetem ai qe e ka bere ate ,pjesa tjeter analizojne pasojat e traumave psikosomatike  si pasoje e cenimit te integritetit trupor.

Submitted by bard (not verified) on

Po injeksionet, a jane dhunim i integritetit fizik te femijes? Po operacionet ne moshe te mitur? Mos duhet te presim moshen madhore, pra sa femija te behet madhor dhe i ndergjegjshem per te marre vendime? Hahaha, nganjehere ksonofobia dhe paragjykimet fetare marrin forma parodie. Une jam vete i krishtere dhe ma peshtirosin te tilla çmenduri intelektualesh..Lerini njerezit te lire per hir te zotit, jepuni per te ngrene dhe edukojini, se kete problemin e synetllekut e zgjidhin vete..

Submitted by Lleshi (not verified) on

Si more e zgjidhin vete ? Po ku dine njerezit te zgjidhin problemet e tyre ?Po njerezit jane bageti more ! Po , po nuk ia mesuan keta "te gjithediturit" , ku orientohen dot njerezit ne te mirat e kesaj bote !

Nje nisiative interesante , p.sh. nga ana e ketyre "te gjithediturve" , do te ishte qe ne emer te mire administrimit te shoqerise , t'iu kerkonin ketyre "te pasurve" , tatime me te larta , per te ulur "pabarazine" dhe mos lejuar qe shumica e njerezve te vuajne per buke , arsim dhe shendetesi , nderkohe qe "nje i pasur" shpenzon per nje nate hoteli , ate qe nje familje normale shpenzon per gjithe vitin ! Por gjejne si "shpikje" , ndalimin e heqjes se "lafshes" se gjelit !

Ketij i thone "perparim" gjigand ! Une e "mbeshtes" kete nisiative  , sepse shpresoj shume ne ndryshimin gjigand te botes ! Edhe "gjeli" ka te drejte mos t'i preket "lafsha" ! Eh mor milet , cfare shqetesimesh ka bota , dhe ju merreni me punesimin , parane dhe buken e gojes ?

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Le te shohim pak me nga afer kuptimn e ketij riti. Per t'i rene shkurt, po themi se rrethprerja e ka burimin te sakrifica ose flija qe familjet hebreje, dhe me pas muslimane ( si vazhdimesi e besimit monoteist) i benin Zotit - Allahut.

Abrahami (Ibrahimi) donte te therrte (sakrifikonte, flijonte) birin e tij per te demonstruar besnikerine e tij ndaj Zotit. Kete vendim e kishte marre nen nje vrull devocioni - besnikerie, por kur erdhi dita, mori me vete edhe nje qingj se tha mbase Zotit i mbushet mendja dhe per cunin pranon qingjin. ( po, po e di qe shkrimet thone qe qingji u cfaq vete aty pas kacubes, por ne fakt qingjin e kishte marre me vehte Abrahami, "just in case"). Zoti e pranoi sakrificen e Qingjit ne kembim te kokes se cunit te Abrahamit, por me nje kusht qe ne gjakun e qingjit te kishte edhe pak gjak njeriu. Vendi me i parrezikshem per prerje ne trupin te cunit ishte tamam lafsha, e keshtu filloi praktika e rrethprerjes.

Tani, kush do qe t'ia prese lafshen cunave le t'ia presi, se s'po na bohet vone, por mos na kallxoni perralla me shendet e me lezet. Rrethprerja nuk eshte gje tjeter vecse refleksi i sakrifices qe familjet e vjetra hebreje dhe me pas muslimane i benin Zotit te tyre. Vete perpjekja per t'i dhene shpiegime moderne ketij riti eshte perpjekje per te mbajtur gjalle nje tradite qe ne ditet tona i ka humbur kuptimi.

Jo me kot thone qe traditat nuk jane gje tjeter vecse zgjidhje per probleme qe jane harruar me kohe.

Submitted by U.S.A (not verified) on

O Zot, ende paska idiote qe besokan verberisht ne palo libra te quajtur "te shenjte"! Ndaj edhe Bota xhiron kaq se prapthi, se injoranca njerezore qenka tejet e thelle.

Kushdo qe prek nje femije ne moshe te njome duke i gjymtuar organet gjenitale, eshte kafshe primitive e barabarte me nje pedofil ordiner; NUK KA KURAC APO BIBLUQE NE BOTE QE TE JUSTIFIKOJE AKTE TE TILLA KAQ TE ULETA! Personalisht te ma kishin bere mua prinderit nje gje te tille, do t'i braktisja perfundimisht pa me te voglin dyshim!

Submitted by shqipo (not verified) on

o lume si ne qe kemi  njerez qe kane qe ne ne lindje formim iluminist qe nuk pranonjne mprehjen e kalemit

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.