Edhe me Turqinë, mbledhje të përbashkëta qeverie... A ka pasoja simbolike ky “binjakëzim”?

Agjensitë tona të lajmeve njoftojnë për takimet e Ministrit tonë të Jashtëm Ditmir Bushati dhe më pas të Kryeministrit me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Ahmed Davutoglu, i cili ka nisur sot një vizitë në Tiranë. Lajmi i parë: Shqipëria dhe Turqia do të zhvillojnë mbledhje të përbashkëta të qeverive! Ky vendim i qeverive të dy vendeve fqinjve bëhet në shërbim të përmbushjes së projekteve të përbashkëta. Më herët kryeministri Rama deklaroi se mbledhje të përbashkëta qeverish do të kishte me Kosovën, një vendim që kur u mor u perceptua pak a shumë si një simbolikë patriotizmi, por marrja edhe e këtij “statusi” simbolik edhe nga Turqia, bën të krijohen përshtypje të përziera. Përveç faktit që ky ngjan si një “binjakëzim” qeverish, një praktikë pak e huaj jo vetëm për Shqipërinë, lind pyetja, sa e cënon si simbol, por jo vetëm, sovranitetin tonë ky “binjakëzim?
k.c.
Comments
Kryeministri yne, shoku

Kryeministri yne, shoku Rama ka pritur në një takim gjatë paradites së sotme, ministrin e Jashtëm turk, vellain turk Ahmet Davutoglu. Gjatë këtij takimi, përveç mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive, është diskutuar edhe për këshilltarë turq në fushën e energjisë, ekonomisë, historiografise dhe rendit publik.

“Gjatë këtij takimi, kryeministri Rama e falënderoi ministrin Davutoglu për "mbështetjen" e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Shqipërisë sidomos ne kohen e Skenderbeut dhe Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Rama theksoi se partneriteti strategjik mes dy vendeve do të forcojë më tej edhe bashkëpunimin në të ardhmen se ne pavarsisht se sa shumena ka prere e sakatuar Turqia, prap se prap jemi vellezer se kush rreh, te vret e te pret te “do, bile une ne shenje te dashurise per popullin vella turk, djalit tim do tja nderroj emrin nga Gregor ne Hasan --tha shoku Edi”.

Ministri Davutoglu uroi kryeministrin Rama për fitoren e zgjedhjeve dhe marrjen e detyrës së re në qeverisjen e vendit krak per krah shokut Ilir Koklopa.

Kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm Davutoglu biseduan edhe për zhvillimin e mbledhjeve të përbashkëta të dy kabineteve qeverisëse, si edhe për këshilltarët turq në fushat e energjisë, ekonomisë, shëndetësisë dhe rendit publik, që do të asistojnë nga afër sektorët përkatës ”, thuhet në një njoftim të Kryeministrisë. ” Ne kemi nevoje per konsulencen e qeverise turke, sepse shokun Koco e kemi te palare dhe te parruar sot per sot…”

Koloreto ne e njihnim Edin,

Koloreto ne e njihnim Edin, por thuaja Mucit qe kerkonte aleancen e te tere plehrave. Sepse Edi ka per te vazhduar te prishe te tera procedurat e normat e nje shteti. Ne emrin e gabimeve/fajeve/krimeve te Berishes.

Po ne c'fituam valle?

Do i bien ne mes,mbledhjet e

Do i bien ne mes,mbledhjet e perbashketa do behen ne Greqi,hahahhahaha.O Edi,pak halle kemi ne shqipot ,ti na shton dhe Turqine qe ta mbajme me buke!

Cukali, eshte mire te

Cukali, eshte mire te informohesh per vete para se te informosh publikun. Kur mbledhje te perbashketa qeverie bejne Franca me Gjermanine, Italia me Serbine, etj perse duken kaq 'simbolikisht shqetesuese' mbledhjet e perbashketa te qeverise shqiptare me ate turke per projekte te perbashketa kur dihet se nevojtare eshte Shqiperia , jo Turqia? Eshte shume populist ky shqetesim qe kerkon te krijoje probleme aty ku s'jane, dhe i kaluar kohe njekohesisht. Mos duhet valle te vazhdojme me vizionin katundaresk te Saliut qe s'i shkelte njeri ne dere?

Sa per komentuesit e mesiperm me sa duket jane akoma ne shock nga humbja e Saliut dhe bejne retorike patetike per te ngushelluar vetveten duke folur kodra pas bregut.( pervec RP qe ben gallate)

Leri pallavrat Kapterr

Leri pallavrat Kapterr Mecua...Ti thuash njerzve ne France(sic ka jetuar une prej vitesh) se Gjermania dhe Franca bekan gjoja mbledhje e perbashketa qeveria, eshte nje marrezi qe jo nje kapter po as nje rreshter smund ta thote ne gjendje esell...Ndofta ke shkruar duke qene i pire...se ju kapterret pini shume...

Meqe po diskutohet per

Meqe po diskutohet per kujdesin per sovranitetin, shpreh shqetesimin tim edhe per takimet mes homologeve, apo largqofte edhe vizitave te nje ministri cfaredo ne vendin tjeter, ku i bie te takoje disa ministra apo edhe kryeministrin tjeter.

Ndersa puna e simbolikes me duket shume e lidhur me prirjen personale te atij qe gjykon.

Do vereja qe situata e Shqiperise eshte uleritese, shume familje kane vite qe kane pasiguri per buken e perditshme ose jane investuar ne fusha te deshtuara ekonomike, shume biznese te medha jane te vdekur te pakallur, degradimi ambiental, infrastruktura pronesore dhe zhvleresimi social na ka hapur nje grope qe nevojit (jo vetem) investime qe e rendojne tej mase borxhin qe kemi, edukata shtetformuese e shtetrespektuese eshte ne situate kritike... ndaj debatet e pashtershme te ketyre diteve per "seksin e engjejve" me lene nje ndjenje cudie te perzier me trishtimin.

Se kemi këtë mentalitet pa

Se kemi këtë mentalitet pa jemi këtu ku jemi dhe kur ndonjëri mundohet të na ndryshojë fillojmë dhe e baltosim në qohtëse nuk ju pëlqenë drita shkoni dhe rini në ersirë dhe na lini ne rehatë ku duam të jetojmë në mes të dritës

Add new comment