Rama në Dajt u tregon të tijve sondazhin: po të votohej sot, 56% do të votonin përsëri mazhorancën

3 orë thonë se ka zgjatur biseda e Ramës me grupi e PS-së, që sipas burimeve konfidenciale për TV "A1 Report" është zhvilluar në një restorant në malin e Dajtit. (Takimi thuhet të ketë qenë diskret, por jo për të gjithë - disa kamera e aparate kanë qenë prezent). Një ditë pas mbledhjes së qeverisë, Rama ka njohur grupin me emërimet e para që ka bërë qeveria, kanë diskutuar rreth ecurisë së deritanishme të qeverisë, si edhe prioritetet deri në fund të këtij viti kalendarik. Po sipas burimeve mësohet se Kryeministri ka rikujtuar situatën ekonomike që ka lënë qeveria Berisha, e cila është mjaft e vështirë, por pritshmëritë e qytetarëve janë të larta. Në këtë drekë pune është folur edhe mbi një sondazh të realizuar së fundimi nga ku ka rezultuar, se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin tani, 56 përqind do votonin sërish për këtë mazhorancë.
k.c.
Comments
edi mos fluturo me

edi mos fluturo me .............

Kryeministri shoku Edi Rama

Kryeministri shoku Edi Rama ka mbledhur këtë fundjavë grupin parlamentar të Partisë Socialiste në një prej restoranteve të zonës së Dajtit kur parlementaret e uritur kane ngrene me oreks te madh, pas 8 vitesh opozite ku nuk kane munguar edhe individe me bark te madh dhe mustaqe.

Lajmin e bën të ditur A1Report.

Në drekën që ka zgjatur për mbi tre orë, ku cdo deputet hengri nga 7-8 pjata secili per te miren e popullit fukara, është diskutuar në lidhje me emërimet e fundit të qeverisë, ku jane bere bilance cilet kushurinj te Ilir Koklopes, Monikes ose Kocos nuk u bene zv ministra.

Raportohet se në tryezë është folur edhe për një sondazh të realizuar së fundmi, nga i cili rezulton se nëse do votohej sot, mazhoranca do të rikonfirmohej me 56 përqind të votave...Sondazhin e ka bere Kocua ne Dajt pasi ka pyetur shume kafshe te egra si arinj, cakenj dhe ujq etj...Po te ishte bere sondazhi ne Majen e Korabit, sipas Koco rezultati do ishte 66%/ep

Nese zgjedhjet do te

Nese zgjedhjet do te zhvilloheshin sot, shume nga ata qe votuan per ju ne 23 Qershor, nuk do te votonin per ju. Berisha-gogol nuk eshte me per te justifikuar arsyet perse u votuat atebote. Per me teper, emerimet e fundit ne administrate, qendrimet e zellshme pro-biznes(dje ne mbledhjen me biznesmenet Rama te jepte pershtypjen sikur biznesmenet jane te vetmit qe kane halle ne kete vend) e bejne elektoratin te shohe me dyshim aftesine e mazhorances per te qeverisur. Megjithate, siç thote vete Rama, le te presim..

kur do bjere shi varda,qe te

kur do bjere shi varda,qe te mos pushoje per nje jave...Ose te bjere termet...Ndonje gje do bere,se s'ka mundesi tjeter!

Rama ti lei sondazhet tani

Rama ti lei sondazhet tani dhe ti futet punes.
Meqe paska shku n'Dajt, ate rrugen per n'Dajt ka ndermend ta shtrojn nei here, apo pse ti ulim xhiron pronarit te teleferikut?

Add new comment