Shënim/ Blair në karrigen e Kryeministrit shqiptar: Një simbolikë aspak e gjetur, as etike, as protokollare dhe as shqiptare

Postuar në 04 Tetor, 2013 01:03

“Sot u ul në krye të tryezës së Këshillit te Ministrave lideri i madh dhe miku i madh i shqiptarëve Tony Blair, që së bashku me Bankën Botërore do të na mbështesë në ngritjen e Njësise Speciale të Prioriteteve të qeverisë. Mbledhja ishte e paharrueshme, biseda mbresëlënëse dhe rruga e punës së përbashkët e hapur më së miri. Thank you TB”, shprehet jo pa entusiazëm Rama, pas mbledhjes së djeshme të qeverisë, të cilën në mënyrë simbolike “e drejtoi” Toni Blair.

Por zoti Rama duhej të këshillohej më parë se të ulte në vendin e tij ish-Kryeministrin anglez, pasi, sipas traditës shqiptare të mikpritjes, në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë miku nuk zë vendin që i takon të zotit të shtëpisë. Edhe nga pikpamja protokollare, miku ka pozicionin e tij, atë e nderojnë në maksimum, e drejtojnë, por vendin kurrë nuk ia lëshojnë. Ndaj lëshimi i karrikes së Kyeministrit një të huaji, qoftë ky edhe një udhëheqës botëror, siç ishte Toni Bler, është një veprim i gabuar në të gjitha drejtimet, si nga ana protokollare, ashtu edhe etike. Madje qoftë edhe për pak minuta, simbolika e karrikes krijon probleme sovraniteti. Ndoshta, në dukje kjo nuk është ndonjë gjë e madhe, por shteti është shtet, dhe duhet të jetë serioz.

Z. Hoxha

Comments

Submitted by Joli (not verified) on

Ajo karrige i ka marre ne qafe shqiptaret dhe i ka lene mbrapa. Te jesh fanatik per nje karrige, do te thote te jesh autoritar dhe ky qendrim autoritar nder vite ka qene e keqja jone. Simbolika e leshimit te karriges, nenkuptohet qe jemi te hapur per keshilla dhe ndihme. Dhe sa per traditen, shqiptari liron edhe krevatin bashkeshortor per miqte dhe vete flen pertoke. Prandaj ky krahasimi juaj ishte plotesisht i gabuar.

Submitted by voica (not verified) on

Joli, ia ke bere kaq mire me ate "krevatin bashkeshortor", sa nuk thuhet  dot me shume.

Submitted by RP (not verified) on

hajd mo,se ata kane komanduar gjithmone.Hereve te tjera pas kuintave,tani ne qoshe.Edi ben sikur Blair eshte gjyshi i shqiptareve.E mos ia fusni kot per mikun e stermadh te shqiptareve,sepse paten interesa ne Irak,e bene luften,paten interesa ne Kosove,e bene edhe ate.Falemnderit qe interesat e tyre koinçiduan me hallin tone,por miku i stermadh nga na doli?

Submitted by gustav (not verified) on

Kush di te thote nje vend qe i ka mbetur shqiptareve, ku te huajt s'kane pune? Perse kryeministri yne ka nevoje per nje ish kryeminister te huaj? Mos do te thote kjo se ai s'di nga t'ja filloje? Kujt ja dhane voten, pra ke votebesuan votuesit?

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Mustafa! mos u habit per ekzaltimin e se majtes shqiptare qe çdo gje qe bene Qeveria (lexo: Edi) ta ngreje ne qiell si çudia e tete e botes. Ji i qete se me kohe do çfryhen.  Sa i perket Toni Bler spekullohet me detyrimet qe Kombi shqiptar i ka atij per Kosoven. Nuk ka pse te ulet ne ate karrige as dhe te drejtoj mbledhjet e Qeverise , mund te quhej takim me ministrat.  Persa i takon shperblimit te tij ai behet me parat qe te huajt ja llogarisin Shqiperise si ndihme.  Mos te na bejne budallenj e te pa ditur me shume se sa jemi.

Submitted by Sandri (not verified) on

Jo, nuk je budalla,  duket qarte qe nuk te shpeton gje ty.  Qenke skile!

Ku ishe ti kur paguanim milionat per Podesten?  Te njejtin mendim ke pasur dhe atehere?  Opozita duhet te mbylle gojen dhe mos merret me cikerima.  Na kane pare syte maskeralleqet me te skajshme qe ka bere qeveria e meparshme keshtu qe keto gjera na duket te kota.  Lereni qeverine te punoje dhe mos u merrni me llafe ne hava.

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Nuk jame nga te Saliut por nga ata qe nuk votojne per te. Nuk jam pjese e asaj opozite. E keni share me te drejte per Podestan behuni burra e mos lavderoni Edin. Nuk ka dy drejtesi. Ne nuk e pengojme dot qeverine te punoj dhe po presim te mbaroj se lyeri muret me te kuqe qe te filloj punen. Apo dhe atehere do na thon dhe Saliu vodhi do vjedhi dhe ne (e kam fjalen per PS se te Ilirit - partneret e juaj-vetem ate dine te bejne)..

Submitted by ILIRET (not verified) on

Kush tha qe Toni Bler u ul ne karrigen e kryeministrit? Ku e sheh ti? Karriget jane njelloj per te gjithe ministrat, jo si Berisha qe e kishte dy pellembe mbi te tjerat. Mos ja fusni kot.

Submitted by ervin (not verified) on

Aty e gjete te keqen mo z. hoxha??!!  Qenke si RD qe merret me fotot e drejtoresh se tatimeve ne plazh dhe jo me borxhin publik mbi 70% dhe kerkesen e tregut te thare ne 10%. I komanduar je dhe ti?

Submitted by anim (not verified) on

Eshte e vertete qe nuk ben fort sens ulja e nje keshilluesi te huaj ne "fronin"  e kryeministrit te zgjedhur ne menrye plebishitare te shqiptareve (qofte ky edhe Tony Blair). Por kjo duhet pare thjesht e vetem si nje shaka jo fort zgjuar e Rames si dhe  ne kontekstin e adhurimit qe duket se Rama ka ndaj Blair (e ndoshta shume te huajve te tjere) dhe me formen  jo shume formale sesi e ka nisur Rama qeverisjsen e tij te pare. Eshte mire per ne shqiptaret qe te shohim edhe mbledhjet e qeverise pa pompozitetin e seriozitetin fals te regjimit te meparshem por si mbledhje pune ku ka vend edhe per pak humor e frivolitet.

Pra nuk eshte ndonje hata e madhe se na u neperkembka namuzi u shkelka gjoja protokolli inekzistent shqiptar. Duhet te mesohemi se pari qe te qeshim me vetveten.

Rama nga ana tjeter duhet ta kuptoje se eshte tashme (de facto) Lideri i Shqiptareve dhe duhet te tregoje gjate gjithe kohes pikerisht autoritet, lidership dhe inteligjencen e nje lideri  dhe te heqe dore nga sjelljet adoleshentare te adhurimit te idhujve te dikurshem. Pra kjo lloj peruljeje ndaj te huajve mund te tolerohet nje-dy  here por do te duket shume e shemtuar dhe qesharake nese behet rruge e menyre te sjellurit per ramen dhe ministrat e tij.

Cdo i huaj ne shqiperi mund te jete keshillues dhe ndihmues i ceshtjes shqiptare dhe mund te bej mjaft ne ndryshimin e imazhit qe per fat te keq ekziston per shqiptaret ne bote , por eshte shteti yne dueht te jete ne kontroll total dhe qe merr vendimet shpesh edhe ne kundershtim me keshillat e te huajve.

Per mua ishte me shije me te keqe komenti pa vend qe beri Rama para ambasadoreve te huaj lidhur me rrolin bllokues te Bishes lidhur me konjeksionin Shqiperi Kosove, pasi kjo he nese eshte ashtu sic thote Rama nuk eshte dicka qe thuhet ne forme te tille publike dhe para nje grupi ambasadoresh te huaj. Ambasadoret e huaj duhen pare si punonjes administrate (edhe pse shume te rendesishem) te vendit prej nga vijne dhe te hiqet dore nga perulja dhe servilizmi ndaj tyre. Rama duhet te heqe dore tashme nga qarja perpara te huajve per gjithe c'ka bere Bisha i  Vicidolit ne keto 8 vjet pasi i ka tani ne dore te gjithe instrumentat  qe ti zgjidhe keto probleme ne kohe dhe te krijoje kushtet per denimin ekzemplar ligjor te te gjithe shkelesve te ligjit dhe grabitesve te pasurise kombetare gjate regjimit Berishian - sic e ka thene vete , jo per hakmarrje por per drejtesi sociale dhe per te krijuar precedentin e denimit te tille krimesh edhe per zyrtaret e sotem Ps-ist e LS-ist.

Submitted by Lleshi (not verified) on

Sigurisht qe eshte "simbolike" ! Eshte "simbolike" qe tregon "thelb" ! Une nuk jam kaq i "shqetesuar" sepse kete "krize" e kalova kur Mejdani i liroi karriken e Presidentit Pitkinit , apo kur Sali Berisha i lironte karriken ne keshillin e Sigurise te RSH-se , Fazlliçit ! Ky te pakten (pra Toni) , eshte figure me serioze se Pitkini dhe shume diferente se Fazlliçi, qe e thene qarte per mua , administratoret e Shqiperise , do te jene me shume "serioze" se deri tani !

Popullin shqiptar , e "lane" te bente zgjedhje ndermjet "kafese" dhe "makiatos" , dhe nuk e la kush qe te zgjidhte ne "klub" cfare t'i donte qejfi nga "artikujt" ! Keshtu qe mendoj se jemi ne "rruge te mbare" ! Thjesht pershtypje instiktive eshte , ndoshta edhe nga kontrasti i madh me lemerine Berisha !

Per mua , une mendoj se shqiptaret i kane te gjitha mundesite te ecin vete ! Jo pse kane nje kod shoqeror , zakonor dhe kulturor nga me te persosurit , por edhe sepse kane nje vend me te gjitha pasurite natyrore te mundshme ! Natyren , klimen , faunen dhe floren , pozicionin gjeografik , vijen detare , terrenin malor , pasurite nentokesore , ujrat dhe pasurite mbitokesore , te mjaftueshme per te mbajtur me nivel mireqenie edhe nje popullsi prej 15 milione banoresh !  Po per 2.8 milione banore , sa nje lagje e nje bashkie europiane ?

Prandaj ndoshta s'i lene te lire dhe nuk i lene rehat ndonjehere ne jeten e tyre ! Prandaj ndoshta ua shkaterruan totalisht gjithe pasurine ne mjete prodhimi qe ata vune ! Prandaj ndoshta e detyruan gjithe fuqine punetore te kualifikuar te braktiste Atdheun ! Prandaj denigruan dhe lane ne harrese gjithe njerezit e ditur te inteligjences , qe i zevendesuan kudo , me analfabete reale dhe funksionale , ne zyrat e shtetit te shqiptareve ! I bene qilizem ketij vendi , njelloj si tek poema e Kadarese "Laokonti" , per ta fshire nga dheu Trojen !

Submitted by Dritan (not verified) on

Ah keto traditat bajate shqiptare, keto na kane lene nga mbrapa.

Gazetare te tille qe ne vend te harxhojne energjite per ceshtje me madhore, rrine e merren me nje karrige.

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Kerkoj ndjese moderator per fjalet e ashpra pak me pare, gabim i imi qe ngaterrova shkrimet, edhe nje here ndjese....

Submitted by Astrit (not verified) on

Shqetesimi i autorit eshte me shume vend. Nuk eshte as pune simbolike e as pun protokolli.

Qeveria e Shqiperise nuk eshte teater ku mund te futen e te marrin pjese, apo te ulen ne te djathte te kryeministrit persona te huaj qe nuk jane votuar nga shqiptaret. Sot ne te u ul nj njeri qe kemi aresye ta quajme mik te Shqipersie. Neser ky precedent mund te perdoret per te qasur nje tjeter person. Si do te reagonim nese neser kur mbase te behet prape kryeminister Berisha te ulte Fazllicin ne keshillin e ministrave?

Ulja me kabinetin qeveritar nuk eshte pune emrash te perveteshme por ceshtje principi.

Z. Rama te karrige te ule ministrat, jo keshilltaret apo familjaret e tij apo ke tjeter ti teket.

Submitted by sinan hibro (not verified) on

ZH. ne fakt qenka Z.Hoxha ....Ky autor me cdo nderhyrje ( nuk po them shkrim) krijon pershtypje jo te mire... Te pakten shfaqe emrin qe te mund te gjykojme edhe nga CV juaj ...Ne  argumentimin e tij , ka harruar ti referohet edhe normave te kanuneve ... Mjafton nje fakt i thjeshte per te treguar , sipas meje , qe je gabim : - mire E.Rama qe do te bej " servilin " por a mendon mendja  jote e ndritur se T. Blair do te pranonte nje nderim qe kalonte kufijte e korrektes dhe normales ?

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Aman mor Z. Sinan, megjithe mend e ke qe T. Blair do te kundershtonte nderin qe po i behesh???? Naivitet tipik shqiptari zemer mire dhe pak i leshte.....

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Edhe Daje Ceni i vjeter dukej i leshte por ishte i squt , sic thoni ju nga Tirana... nderkohe komenti i komentit eshte dhenie mendimi ne katror per ngjarjen ! Nga ana tjeter, reagimet jane per komentin " ala cimpeka" qe ben gazetari asnjanjes Z.H.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.