Mziu i Kamzës paskësh kërkuar strehim tek LSI, Meta refuzoi, thotë Shqiptarja.com

Burime të “Shqiptarja.com”, brenda bashkisë së Kamzës por dhe afër kryetarit të saj Xhelal Mziu, deklarojnë se ka pasur para një muaji tentativa për një afrim me LSI dhe kalimin si bashki në anën e kësaj partie. Kjo parti dhe kryetari i saj Meta e kishin refuzuar këtë ofertë “bujare”, ndoshta për vetë faktin se kreu i Bashkisë së Kamzës është njohur si një ndër ithtarët më fanatikë të Berishës, aq sa e ka bërë blu me flamuj dhe me foto me ish-kryeministrin tërë bulevardin e kësaj qyteze. Lajmi është komentuar sot në shumë sajte online, jo aq për gjestin, pasi një ngjarje analoge ndodhi para këtyre zgjedhjeve parlamentare me bashkinë e Kukësit, por për vetë profilin prej demokrati të paepur që supozohej të kishte Mziu. Nuk kanë munguar edhe batutat e humori me këtë rast. Ndonjë komentues anonim i ka sugjeruar Mziut që të vendosë emra rrugësh me drejtues të LSI-së në Kamëz, si mënyrë për t’i ndërruar mendjen kësaj partie.
a.k
Comments
e forte kjo..
e forte kjo..
Mero Baze thote se Shamikuqja
<p>Mero Baze thote se Shamikuqja per te cilen Mziu apo mzati i Kamzes mbaron eshte e LSI prandaj dhe i (m)ziu do donte ti ishte prane</p>
Add new comment