Intervista e Topit: Inerci berishiste në PD, pa mea culpa nuk ka ringritje

Kryetari i Partisë Fryma së Re Demokratike, ish presidenti i Republikës Bamir Topi ka dhënë një intervistë për revistën Klan, ku ka komentuar vendimet e para të kabinetit të majtë qeveritar, por edhe ka folur për situatën brenda të djathtës, marrëdhëniet me PD-në dhe objektivat për të ardhmen. Topi thotë se shumë pak vota e lanë FRD-në jashtë parlamentit, por zgjedhjet e rradhës gjithcka do të jetë ndryshe dhe 30 mijë votat në total do të jenë shumë më tepër. Jashtë të dyja aleancave të mëdha dhe interesave të ndarjes së pushtetit, Bamir Topi jep vlerësimet e para për vendimet e qeverisë Rama, për të cilat ka disa rezerva, por nuk i kursen njëherazi kritikat edhe për opozitën e re demokrate, partinë për të cilën ka luftuar gjatë gjithë karrierës së tij dhe që tashmë, i nevojitet një “mea culpa” e madhe për t’u ringritur. “Sa kohë nuk ka absolutisht asnjë lloj ndryshimi në filozofinë e asaj partie, aq më shumë kur ish lideri i asaj partie vazhdon të jetë prezent në jetën politike me të njëjtat metoda dhe mënyra sjelljeje, unë besoj se nuk janë kushtet për të funksionuar mundësia e një komunikimi dhe bashkëpunimi politik”, thotë Topi për PD-në. Dhe më tej, mbi nevojën e ndryshimeve kushtetuese, “ka shumë elementë që ne do i demonstrojmë nëpërmjet një pakete ndryshimesh kushtetuese, që kanë qenë pjesë e programit tonë politik. Uroj që të merret në konsideratë edhe nga forca të tjera politike pasi votimi në Kuvend kërkon 2/3 e votave ose referendum”.
a.k
Comments
Nje ish president qe para 1
<p>Nje ish president qe para 1 viti ka perfaqesuar 3 milion shqiptare dhe qe ne zgjedhje nuk merr as 30mije vota prej tyre. Ky kokosh i katandisur ne nje thele nuk ka lidhje me politiken dhe eshte krejt pa stature politike. Meqe ka intonacion zeri mund te provohet si speaker lajmesh tek TCh ne netet qe Ben Mevlani e ka pushim.</p>
Ti Topo, kur e ke lene te
<p>Ti Topo, kur e ke lene te kthehesh ne PD? Kur te vije PD-ja prape ne pushtet? Se keshtu e beri Tritana Shehu, Arbena Imami, Genca Ruli, Genca Pollo etj. etj.</p>
Ankohet Topi per Berishen? O
<p>Ankohet Topi per Berishen? O Zot! Topi i paska harruar vitet 2000-2001 kur ndodhte qe neper kafet e perbashketa te PD-istave Topi ngrihej nga kafja sa here qe kritikohej Sala. Ky eshte Topi per ata qe nuk kane patur rastin ta njohin.</p>
Po vete e ke bere nje analize
<p>Po vete e ke bere nje analize "mea culpa" sidomos per nje nga ngjarjet me te erreta te mandatit tend si president- 21 janarin? Kishe te gjitha kapacitetet kushtetuese qe te ngrije zerin menjehere si ruajtes i unitetit kombetar. Eshte te lehte te flasesh "mas pilafit" dhe sidomos kur krimi nga kryeministria dukej ashiqare. Nje fjale e urte afrikane thote: " gabimet jane si malet. Ne shikojme nga maja e malit tone dhe tregojme me gisht malet e tjere"</p>
Add new comment