Rama, konferencë online: Për çdo zotim të bërë, do japim llogari

I vendosur për të goditur të gjithë të korruptuarit në institucione, por edhe për procedimin e aferave të ish pushtetarëve. Mediat po nxjerrin titujt e parë nga séance pyetje-përgjigje online që kryeministri Edi Rama ka nisur rreth orës 18:15 sipas lajmërimit, ku po u përgjigjet një nga një të gjitha pyetjeve që i janë drejtuar nga qytetarët në rrjetin social “Twitter” dhe “Facebook”. Rama thekson vendosmërinë e qeverisë së tij për të luftuar korrupsionin, dhe për kryer të gjitha zotimet që ka bërë, deri në fund të mandatit katërvjeçar.
Ndër të tjera, Rama vlerësoi punën e deritanishme të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. “10 ditët e para në detyrë të Ministrit të Brendshëm premtojnë shumë, jam i bindur se ne do ta kthejmë Policinë e Shtetit në detyrë.”, shkruan Rama. Ai ka folur për pozitën e privilegjuar të Belle Air në treg, për shkrirjen e Gardës si nevojë strukturore e shtetit etj.
a.k
Comments
I vendosur për të goditur
<p> </p><p>I vendosur për të goditur të gjithë të korruptuarit në institucione( perjashto ketu Ilir Floririn dhe ceten e tij te hajdutve LSI te cilet i ka aleat strategjik...), por edhe për procedimin e aferave të ish pushtetarëve. Mediat po nxjerrin titujt e parë nga séance pyetje-përgjigje online që kryeministri Edi Rama ka nisur rreth orës 18:15 sipas lajmërimit, ku po u përgjigjet një nga një të gjitha pyetjeve që i janë drejtuar nga qytetarët në rrjetin social “Twitter” dhe “Facebook”. Rama thekson vendosmërinë e qeverisë së tij për të luftuar korrupsionin, dhe për kryer të gjitha zotimet që ka bërë, deri në fund të mandatit katërvjeçar ku Ilir Floriri do te beje dyshfishin e lekve qe ka bere ne kohen e aleances me Sali Gerdecin.<br />Ndër të tjera, Rama vlerësoi punën e deritanishme të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. “10 ditët e para në detyrë të Ministrit të Brendshëm premtojnë shumë, jam i bindur se ne do ta kthejmë Policinë e Shtetit në detyrë.”, shkruan Rama. Ai ka folur për pozitën e privilegjuar të Belle Air në treg, për shkrirjen e Gardës si nevojë strukturore e shtetit etj si uruar Kucko Kokedhjerin ne fitimin e postit drejtues se Albeptrolit ku ai meroi nje kukudh te tij.</p>
Add new comment