Djali i Remzi Hoxhës: Po nuk gjetëm drejtësi, do ta vendosim vetë

Postuar në 01 Tetor, 2013 03:22

“Do të kërkojmë drejtësi në instanca ndërkombëtare, po nuk gjetëm  dhe atje, i  kthehemi drejtësisë popullore të Lekë Dukagjinit”. Kjo deklaratë është e

Ardian Hoxhës , djali i Remzi Hoxhës , shqiptaro-maqedonasit të rrëmbyer e zhdukur 18 vite më parë, në një intervistë për Gazetën Shqiptare.

Ardiani akuzon sërish se maxhoranca e kaluar sot në opozitë ka gisht në zhdukjen e babait të tij, por shpreson që kryeministri i ri Rama  të bëjë drejtësi.

“Sali Berisha na mori fytyrën para gjithë botës. Të shohim çfarë do na sjellë lidershipi i ri i shtetit të Shqipërisë. Sali Berisha ishte edhe urdhërdhënësi i vrasjes së babait tim, edhe mbrojtësi më i madh i kriminelëve të tij, të cilët e ekzekutuan vrasjen  pa marrë parasysh se ishte kryeministër dhe personi që duhet ta vërë drejtësinë në vend. Të shohim tani a i kishte Edi Rama seriozisht premtimet e tij parazgjedhore për luftimin e krimit dhe zgjidhjen e katër rasteve të mëdha që rëndojnë Shqipërinë, apo ishin vetëm fjalë  boshe për të fituar zgjedhjet. Edi Rama e ka shumë të lehtë sepse është edhe  kryeministër, dhe nuk është i përfshirë në rastin në fjalë. Të shohim a do sjellë Edi Rama drejtësi në Shqipëri , apo do të vazhdojë  shtrembësinë e Sali Berishës”, thekson Hoxha.

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Zbardhja e eliminimit me prapavije antikombetare te Remzi Hoxhes do jete nje nga sprovat me te ethshme te drejtesise shqiptare nen tutoriatin pozitiv te ekzekutivit te ri, gjithmone nese do ekzistoje nje vullnet i tille. Te presim dhe te shohim !</p>

Submitted by Lleshi (not verified) on

<p>Ehh mer vella , nuk preket Sali Berisha ! Ti mendon se iku nga pushteti , por vetem fizikisht ! Vetem nje shtet i shqiptareve , nuk do ta kishte lene as te nxirrte koken ne publik ! Ty te mungon babai , por vendit i mungon nje shqiptar i denje ! Sa shume familjeve shqiptare iu mungojne femijet , baballaret etj etj , per shkak te serbit Sali Berisha ?!</p><p>Po ani ! Mos u merzit , sepse historia iu ka ndare secilit vendet ! Ti lumturohu qe ati yt u nda ne anen e te paharruarve ! Sali Berishen lere ne plehun ku e ka hedhur historia shqiptare ! Mos mendo se gjerat nuk shkojne ne vendin e tyre ! &quot;Idrejti zhytet , por nuk mbytet&quot; , &quot;E verteta vonon , por nuk harron&quot; ! Bota leviz vetem mbi te verteta dhe jo mbi genjeshtra ! Genjeshtra , si gjithmone , edhe kur duket sikur triumfon , eshte thjesht nje moment qe i jep me shume force te vertetes ! Genjeshtra , gjithe jeten , e ka humbur luften me te verteten !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.