Privatizimi "Albpetrol", kë të qash më parë. Garancia 10%, e falsifikuar, thotë Shqip

Postuar në 01 Tetor, 2013 05:59

Në një shkrim të numrit të sotëm të gazetës Shqip, burime nga prokuroria kanë bërë me dije për gazetarin Sokol Çobo se ekzistojnë dyshime të forta që shkresa e garancisë prej 85 milionë eurosh në një bankë amerikane, e paraqitur nga kompania fituese e tenderit të privarizimit të Albpetrolit, ka qenë e falsifikuar. Task-forca pranë prokurorisë së kryeqytetit ka dërguar prej ditësh një letër-porosi në SHBA, për të pyetur pikërisht drejtuesit e bankës në Teksas që figuron si mbuluese e garncisë 10% të ofertës së privatizimit; port ë dhëna paraprake të hetuesve lënë të kuptohet se kjo garanci nuk është depozituar asnjëherë. Nga ana tjetër, del një tjetër histori: Edhe sikur kjo shumë të ekzistonte realisht, ligjet amerikane nuk e lejojnë kthimin e këtyre parave në Shqipëri. Ç’domethënë kjo? Anëtarëte Komisionit të Vlerësimit të Ofertave duhet t’i konsultonin ligjet amerikane për këtë garanci, para se të pranonin që shuma në fjalë, qoftë dhe “me letra” të depozitohej nga firma fituese Vetro Energy e Rezart Taçit në një bankë amerikane.  Çështja Albpetrol bie erë nga çdo anë që ta kapësh, pa lënë mënjanë edhe konsulencën e firmës amerikane Patton Bogs, që vuri vulën e rregullsisë së procesit.

a.k

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Vetem 10%, e falsifikuar ?!?!

Submitted by Anonim (not verified) on

besoj do e zgjidhin keta te rinjte.do denohet cdo person qe ka abuzuar.keta te alpetrolit pak kane abuzuar..thjesht mungojne nja 85 milion dollar ne buxhet..dhe qeveria e re ka mar persiper te denoj cdo veper penale..apo kjo nuk ben pjese aty?!

Submitted by ILIRET (not verified) on

Edhe prokururia shqiptare shpejt eshte kujtuar per te bere hetime. Pas nje viti.

Aty jane perzier te gjithe. Qe nga kryeministri shqiptar.

Submitted by Anonim (not verified) on

He se shkon Koco tani dhe i rregullon gjerat pa merak ;)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.