Ja si grabiten trenat në stepat e gjera të Fushë-Krujës

Nuk janë hapësirat e pamata të Miduestit amerikan në epokën e kaubojsave, as stepat e pafundme të Rusisë në kohrat e perandorisë cariste apo luftës civile. Është fjala për një aks prej 4 kilometrash nga fshati Mërqin i Krujës deri në afërsi të Vorës, ku trenat e mallrave grabiten vazhdimisht. Rasti i fundit është ai i djeshëm, kur katër persona ende të paidentifikuar, kanë arritur të grabisin rreth 10 ton qymyr koks nga treni i mallrave Shkodër-Tiranë. Personat e armatosur i kanë dalë përpara trenit, duke bërë që makinisti të ulte shpejtësinë. Më pas ata kanë arritur të shkarkojnë nga treni thasët me qymyr, dhe makinisti nën kërcënimin e armës nuk ka mundur të lajmërojë policinë deri në largimin e grabitësve. Nuk dihet se me çfarë e kanë transportuar qymyrin, një sasi për të cilën normalisht nevojitet nje kamion i madh. Policia,njofton GSH, ka ardhur… 2 orë me vonesë në vendngjarje, dhe nuk kanë munguar dyshimet për përfshirje të drejtuesve të trenit.
a.k
Comments
treni duhet te kete nje polic
<p>treni duhet te kete nje polic per shoqerim ne momentin qe ka dicka qe nuk shkon njofton ne radjo</p>
Treni duhet te kete nje
<p>Treni duhet te kete nje truperoje si ato te te ndjerit Azem Hajdari qe mbante me vete; nje autokolone me nja 25 fuoristrada, along side of the motorway.</p>
Add new comment