Emërimi i administratorit të Kokëdhimës në Albpetrol, reagon PD

Është fjala për një emërim në veçanti, nga aradha e emrave të drejtuesve të rinj nëpër struktura shtetërore, që shkaktoi komente virale më shumë se të tjerët: Drejtori i ri i Albpetrolit, Endri Puka. Shumëkush e lidh këtë emër me botuesin dhe tashmë deputetin Koço Kokëdhima, edhe pa deklaratën e sotme për shtyp të Partisë Demokratike. Kësisoj, nuk mund të mungonte reagimi i PD-së me anë të zëdhënëses Laura Vorpsi. Vorpsi ka thënë se Puka njihet botërisht si krahu i djathtë i Koço Kokëdhimës, i cili me këtë emërim ka konflikt interesi. Sipas saj, Rama tashmë po shpërblen miqtë dhe klientët e vet. Ja dhe deklarata:
“Emërimi i sotëm i drejtorit të Albpetrol është shembulli i skemës që ka kryeministri Rama për të vënë asetet kombëtare, shërbimet, dhe pasuritë e shqiptarëv në duart e klanit të tij privat. Drejtori i ri i Albpetrol njihet si personi më i afërt dhe i besuar i Koço Kokëdhimës, që ka drejtuar për vite me radhë firmat e tij private. Pa kaluar dy javë nga marrja e detyrës, Rama po shpërblen botuesin, mikun dhe ideologun e tij, Kokëdhima. Ky është një emërim në konflikt të pastër interesi. Kjo pasi z. Puka do të jetë titullari i një institucioni me të cilin z. Kokëdhima ka marrëdhënie biznesi dhe debit-krediti, dhe Puka deri më sot ka qënë administratori i firmave të z. Kokëdhima. Me emërimin e sotëm, mesazhi i z. Rama për shqiptarët është ky; unë do të qeveris si të dua vetë, me kë të dua vetë. Do të qeveris për të shpërblyer miqtë dhe klientët mi. Do të qeveris pa respektuar ligjet dhe normat publike. U deshën më pak se dy javë për të vërtetuar denoncimet e Partisë Demokratike mbi modelin Rama. U deshën më pak se dy javë për të parë se në duart e kujt ka rënë qeveria e vendit. Z. Kokëdhima, e gëzofsh Albpetrolin”.
a.k
Comments
Po nuk eshte se po e thote

Po nuk eshte se po e thote Laura. E dine te tere prejardhjen e Endri Pukes. E di Ed Rama i pari, e di Gjiknuri i dyti, e di Muci, e di Thano, e di Mero, te tere heshtin ama. Kjo ishte rilindja? Kjo ishte lufta e shqiptareve?

21 janari ishte nje lufte per mireqenien e Kocos dhe Familjes se Edit?

Muco na jep mendimin tend, mos u lodh me pergjigje ndaj Leshit per Matohun por pergjigju ketu se po na iken truri!!!

Ja futi gishtin Ed Rama

Ja futi gishtin Ed Rama opozitarve te vertete te 8 vjet qeverisjes kriminale te PDse. Paradoksale por e veretet qe marrveshja e ngjalave te Lalez dhe pakti i turpshem i 1 Prillit, i nxorri perfundimisht jashte loje, Gjinushin, Ngjelen, Kocin, Milon shto ketu edhe difektet e kodit qei kishin ne disfavor. Me paradoksale eshte fakti qe ish pozita e djeshme, ose e thene ndryshe paterica e Saliut, LSI e hajdutit Meta, eshte aleati “strategjik” i Rames…Kjo eshte me skandalozja e pare edhe ne optikene 21 janarit ku zerat me kritike se vete Rama ishin politikane te klasit te larte Gjinushi dhe Ngjela te cilet Rama per 8 vitet e fundit i la jashte parlamentit…Tani "Rilindja" e Rames do te reduktohet ne pazare postesh me Ilir Floririn dhe Kucko Kokedhjerin

Dhe pastaj cfare. Ne se ai
Dhe pastaj cfare. Ne se ai eshte nje administrator i sukseseshem, ne se ai ka kualifikimet, ne se eshte I paster nga auditimet e kontrollet, ne se dosja e tij eshte po ashtu e paster, ku eshte e keqja dhe korrupsioni. Te gjithe kemi miq dhe shoke qe I vleresojme ne baze te cilesive morale dhe etike qe cfaqin. Turp per partite politike qe perdorin emra ne vend te fakteve, turp per gazetat qe ne vend qe te investigojne e tregojne faktet e korrupsionit, behen tellallet dhe burite e partive.
Mos e kalo kaq

Mos e kalo kaq lehtesisht!

Nuk eshte puna se eshte shok i dikujt por se eshte shok i Kocos dhe Edi mund te kishte filluar emerimet edhe jashte shokeve te tij e shokeve te Kocos!

Te na e tregojne CV e ketij Pukes. Se ata qe e njohin brenda Shekullit e Abissnet e tregojne si nje skuth te felliqur dhe armik i punetoreve te tjere te Kocos. Ky eshte figura e Kocos qe del perballe punetoreve te shkrete qe nuk paguhen per muaj me rradhe (arrihen edhe 7-8 muajt pa pagese tek firmat e Kocos). Ky na qenka menaxheri i mire?

E pse cuditesh o popull, e

E pse cuditesh o popull, e pse cuditeni o komentatore te ResPublicas te te nderuarit Nano? Nje çete hajdutesh iku, nje çete tjeter hajdutesh e zevendsoi. Ky vend nuk mund te rrije pa çeten e rradhes ne krye te vendit........Nai gezofshi 23 Qershorin, perseritjen e 22 Marsit, perseritjen e 29 Nentorit......

Perse te mos flasim pas ca

Perse te mos flasim pas ca vitesh menaxhimi te AlbPetrolit?

Pse e futet ne giotine administratorin e ri?

se ka cik konflikt

se ka cik konflikt interesi..se ka shum persona te tjere te afte qe mund te viheshin e mund te shmangej ky pergojim i pritshem..se te krijon iden e pushtetit te klanit vetjak..uroj qe zoti drejtor i ri te na zhgenjej te gjitha pritshmerit tona po ku ka ze seshte pa gje..para disa javesh te gazeta dita ishte koka e kocos te puset e thacit...

jo rastesisht i pari

jo rastesisht i pari albpetroli

rama i dha naften kocos dhe.....

i beri "naften" Rilindjes

e gezofshi!

Edi Rama, me Kokedhimen,

Edi Rama, me Kokedhimen, Rothchildet dhe Toni Blairin kane plan per grabitje te medha ne Shqiperi. Toni po mundohet ti gjej borxhe larte e poshte ne shkembim te "kafese" qe do ja japi Rama. Ne anen tjeter me Kokedhimen ka plan te privatoj te gjithe bregdetin. Grabitja e albpetrolit eshte vetem maja e ajsbergut. Edhe me shume gallate do te kete ne ditet ne vijim. Edin nga kjo grabitje kolosale do ta largoje vetem revolta popullore.

Armiku I punonjesve te Kocos,
Armiku I punonjesve te Kocos, jo po armiku I klases punetore. Mos duhet te shtroje para kolektivit te punonjesve dhe org. baze me pare kandidatin per te marre aprovimin? Ne gjithe boten nje udheheqes(qofte dhe nje drejtor) I zgjedh njerzit ne baze te njohjes, informacionit qe merr, rezultateve qe kane pasur dhe objektivave qe ai ka. Qeveria ne kete rast dhe mund te kete gabuar por kete e tregon koha, rezultatet....si kudo ne bote...kini pak durim dhe respekt per vehten tuaj.
mundohuni te jeni pak me
mundohuni te jeni pak me etike dhe me te qyteteruar te nderuar komentues. Per shembull, me fjalorin e rrenave te 1 prillit, vjedhjes se fondeve publike i thone partneritet strategjik per nje Shqiperi europiane". Rimodelimi dhe sofistikimi i gjuhes me te cilen genjejme njeri tjetrin fillon bashke me Rilindjen. Hajt ta gezojme!
Dhe te mendosh qe ky eshte veç fillimi...
Shyqyr qe Koçua u zotua se do

Shyqyr qe Koçua u zotua se do te ishte deputet model dhe do te zgjidhte konfliktet e interesit, natyrisht jo duke shitur "Shekulli"-n. Po me CV-te çfare po behet o te uruar? E shkreta meritokraci qe as "Rilindja" nuk po ia var.

Ngadale mor zoterinj,

Ngadale mor zoterinj, ngadale. Mire qe e dini se kush po vjen ne Albpetrol po a e dini se kush ka qene deri me tash, drejtor i tij. Ju po kritikoni nje punonjes qe ka punuar ne firmen e Koco Kokedhimes, qe fundja ka qene nje i punesuar privatisht atje, nuk ka gezuar asnje kacidhe nga te ardhurat e shtetit.

Po ke po zevendeson zoti Puka? Kete nuk e thote LaURA. Po zevendeson kanakarin e Sali Berishes. Po zevendeson ate qe per tete vite, eshte pak te thuash ja leroi nanen Albpetrolit dhe naftes. Qe ka vjedhur, po or po, vjedhur hapur krejt, me shume se 70% te te gjithe sasise te naftes qe prodhonte Albpetroli. Po ku i conte gjithe keto leke. Ne arken e tij personale dhe ne thesin e Berishes. Kush eshte ku kana-kar i Sali Berishes. Kryetari i PD i Fierit prej 15 vjetesh, i cili megjithese PD humbet ne menyre te turpshme ne Fier ( sivjet PD, nga 16 deputete mori 3 deputete ne qarkun e Fierit), vazhdon te qendroje ne krye te PD, dhe te shperblehet edhe me detyra te tilla.

A e dini se gjysma e punonjesve te Albpetrolit nuk gjenden fare ne Shqiperi dhe marin pagat? A e dini se rreth 10 mije njerez qe nuk e dine se cfare ben dhe me cfare merret Albpetroli, qe banojne ne Tirane dhe qe jane kontigjenti i levizshem i mitingjeve te Sali Berishes marin rroge ne Albpetrol?

Po i le te tjeret te flasin me ate qe behet ne Albpetrol dhe jam i bindur se me emerimin e zotit Puka si drejtor, do te degjoni cudira qe nuk ju shkon kurre mendja se mund te ndodhin ne Shqiperi. Dhe uroj zotin Puka qe tua prese njehere e mire rrugen ketyre cudirave.

Iliret, Vetem nje pyetje kam

Iliret,

Vetem nje pyetje kam per ty. Me gjithe ata njerez te kualifikuar ne gjeologji miniera dhe me CV te pershtatshme per kete pune, pikerisht tek ky personazh drejtues i mediave te Koços do te binte shorti?

Nese "Rilindja" konsiston ne zevendesimin e nje kanakari te PD-se me nje kanakar tjeter te PS-se, atehere asgje nuk ka per te ndryshuar e do te vazhdohet te behet baterdia me pronen publike.

O Iliret, sot te gjithe ata

O Iliret, sot te gjithe ata qe marrin rrogen u shfaqen per here te pare ne Albpetrol.Me dhjetera fytyra te panjohura qe marrin rrogen prej vitesh.Gojet e liga thone se edhe vete kryetari i PS-se se Fierit merr rroge atje.

Add new comment