Vetëdorëzohet Kristos Papas i Agimit të Artë, me origjinë nga një zonë e banuar me shqiptarë

Postuar në 29 Shtator, 2013 15:08

Është vetëdorëzuar në polici, deputeti neonazist Kristos Papas që sipas mediave njihet në Greqi edhe si “kamzhiku i artë”. Papas, njofton Shqiptarja, ka ardhur me një taksi dhe kur ka zbritur përpara policisë në Athinë për t'u dorëzuar, ka thirrur: "Agimi i Artë do të jetojë përgjithmonë. Rroftë vendi!". Në momentin që ka hyrë në ambientet e komisariatit të policisë, ai ka përshëndetur si Hitleri.

Mediat e trajtuan si neonazist me origjinë shqiptare, sepse ai vërtet ka lindur në vitin 1962 në Athinë, por origjina e tij është nga fshati Lipa që i përket zonës së Lakka të Sulit, krahinë që historikisht është banuar dhe banohet nga arvanitas ose grekë me origjinë shqiptare. Fshati Lipa, nga është origjina e vërtetë e familjes Kristo Papa, është themeluar si fshat midis shek. 16-17 nga suljotët dhe ndodhet 51 km larg qytetit të Janinës. Lipa ka rreth 50 banorë sot dhe i përket komunës së Sellon të Bashkisë së Janinës. Ka një kala të vjetër dhe një kishë.

Ne.su.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

O greker o popull i qelbur qe po na i nxirrni gjithe agimin e arte me origjine shqiptare.Agimi i arte eshte pasqyrim i juaj si komb dhe nuk kane asnje lidhje me ne.

Submitted by Lev (not verified) on

Ne korrektesine politike, simpatizantet e "Agimit te Arte" jane qytetare te pergjshegjshem publike. Ndihmojne policine per pikasjen dhe gjuetine mbi emigrante te paligjshem, te cileve, u japin me pas nje mesim te mire per degjenerimin dhe fatkeqesite e sjella ne shoqerine greke. Pra, dhe Kristaqi, mes shokesh eshte pershendetur..

Dhe, mbeturinat reaksionare nuk kane nacionalitet. Nuk perben risi as lajmi i te qenit shqiptar..

Submitted by katarakti (not verified) on

Une mendonja se ai ka lindur ne Shqiperi dhe eshte larguar pas vitit 1990?! Por ai paska lindur ne Athine. Pra qenka grek safi.Shqiptare te vertete jane ata qe kane pase lindur ne Shqiperi dhe i kane sherbyer me zell e devocion Turqise?! Ibrahim Pasha psh ka qene nje nga ata. Ai udhehoqi rrethimin turk te Vienes. Ky po qe eshte shqiptar i vertete...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.