Dade: unioni me republikat sllave, a e dinte Berisha?

Postuar në 29 Shtator, 2013 12:44

Kryetarja e re e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, në një intervistë për Top Channel deklaron se e ka marrë vesh nga media, ashtu si i gjithë opinioni politik dhe publik vendas për nismën e Malit të Zi, mbi krijimin e një unioni të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo ngre pikëpyetjen, nëse qeveria Berisha ka qenë në dijeni dhe nëse po, përse nuk e ka konsultuar me faktorin politik në vend.

 Znj. Dade e konsideron jo bashkëkohor trajtimin e nismës si një “ish-Jugosllavi e re me shtet shqiptar brenda”, por ngre dhe dy pikepyetje: A është nevoja për nisma të reja rajonale kur ka disa te tilla te suksesshme dhe përse Kosova është thirrur në statusin e rezolutes 1244, kur ajo tashme eshte një shtet i pavarur?

"Nuk e di nëse kjo është një nismë që vjen nga Mali i Zi apo ka edhe mbështetje më të gjerë. Duhet të shihet me seriozitetin përkatës, gjykoj që nuk duhet ngutur për të dhënë një përgjigje, sepse në fund të fundit, çdo nismë do të ishte e mirëpritur, por varet nëse ka hapësira për të konsoliduar nismat aktuale, ku Shqupëria duhet të jetë pjesë mjaft aktive apo duhen marrë nisma të reja", thotë Dade.

k.c.

Comments

Submitted by diplo doc (not verified) on

o zoterinj
kjo nisme eshte kundershtuar nente muaj me pare nga Tirana e Zagrebi si e panevojshme. informohuni para se te hidhni sterkla uji perpjete.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Para disa kohesh Turqia pat hjedhe tezen e krijimit ne Ballkan te nji Federate te vendeve me shumice popullsie muslimane, ku mendohej te futej edhe Serbia.</p><p>Ky propozimi i Malit te Zi me duket si nji mase preventive ose kundralevizje ndaj propozimit turk per moskrijimin e federates qe turqit mendojne.</p><p><strong>Loje shahut kjo politika.</strong></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.