Berisha, senator, meqë nuk rrinka dot pa u marrë aktivisht me politikë? Është dobi për PD e Shqipërinë, thotë A.Hoxha

Postuar në 29 Shtator, 2013 10:16

Në gazetën MAPO, Aleksandra Bogdani tento n të gjejë një pozicion për Berishën (mbase dhe për ndonjë tjetër më vonë) që pas dorëheqjes të mos “zhduket” nga skena politike por të ketë mundësi të jetë aktiv, senator, për shembull. Përmenden figura nga bota, të kthyer nga senatorë në vend të pensionimit.

Interesant është inputi në këtë temë nga Artan Hoxha i cili ndër të tjera, e përshkruan kështu raportin e ri të Berishës me PD, me kryetarin e ri, e me PD-istët e tjerë:

“...nuk është faji i Sali Berishës se edhe sikur 18 minuta të punojë, prapë do të ndikojë fuqishëm politikën shqiptare dhe vetë Partinë Demokratike e jo më 18 orë. Por, nga ky angazhim total i Sali Berishës nuk i vjen dëm as Shqipërisë dhe as Partisë Demokratike, përkundrazi, veçse dobi, mjafton që Lulzim Basha, demokratët e tjerë, dhe faktorë të tjerë realisht opozitarë të punojnë 19 orë në ditë, përndryshe, opozitën përsëri, edhe pa dashur, do ta udhëheqë Sali Berisha dhe për mazhorancën qeverisëse, fajet do t’i ketë përsëri Saliu, kur paradoksalisht, në këtë skenar hipotetik, veç Sali Berisha është i pafajshmi.”

k.c.

e plotë:

http://mapo.al/2013/09/28/berisha-deputet-apo-senator/

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

A. Hoxha tall bythen me popullin e hedh cashka tymuese per ti bere qefin Berishes qe e mban lidhur "dosjen" e vjeter por edhe me te rene ....
Sipas tij qeveria e parlamenti nuk kane pune tjeter por te angazhohen me ricklimin e Bershes e klanit tij .....

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Jam dakort, por qe senator te jete tek shtepia e ketij palacos dhe jo ne parlamentin e shqiptareve. Spiun sigurimi.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Senator i ....</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Mateo (not verified) on

<p>Keshtu na takon te ruajme e te merremi me riciklimin e mbetjeve te komunizmit. Ide e shkelqyer e te perndjekurit permanent A.Hoxha &amp; co.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.