Shënim: 1 foto e Ramës baras me 1000 fjalë (të të tjerëve)

Duket se ka një ngut nga gazetarë që ose anojnë pak djathtas, ose thjesht nuk anojnë nga Rama për ta kritikuar sa më parë.madje, jo kritikuar, por për t'i treguar se si duhet ta bëjë shtetin.
Për fotot e Ramës të Kryeminsitrisë shkroi Blendi Fevziu, ku shpjegonte se godina u shkatërrua para Berishës (http://www.panorama.com.al/2013/09/28/rama-berisha-dhe-kryeministria/); Alfred Lela te MAPO, ku e akuzon se ka premtuar të mos mbledhë kapital politik të brendshëm duke publikuar foto (http://mapo.al/2013/09/28/mister-fotozhenia-ose-premtimi-pare-pambajtur-rames/); Preç Zogaj po te MAPO, që e akuzon se po i trajton ataqë mori votën si injorantë, sepse për këtë punë ua mori votën http://mapo.al/2013/09/28/fotot-e-postuara-nga-rama-nje-tallje-zgjedhesit/); më i butë disi Skënder Minxhozi te Shqip, që e quan 'shpenzim energjish' për të ekspozuar shëmtinë që ishte, dhe se shteti nuk është vetëm çështje imazhi (http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/09/29/rreziku-qe-qendron-pas-manise-se-imazhit/); Mentor Kikia te G.Sh. e krahason me gjyqin e kafeve të Nexhmijes, dhe ndoshta një rrezik që 'drejtësia' do të ngelet me kaq, me publikimin e fotove (www.balkanweb.com/analiza/2689/gjyqi-i-kafeve-te-nexhmijes-dhe-vc-ja-allaturka-e-berishes-150675.html), etj. (Këta “etj”-ët janë kryesisht shkrues mirëfilli partiakë).
Ok. Ishin vetëm disa foto (dhjetëra, në fakt). Dhe qeveria ka vetëm disa ditë jetë. E drejtë, nuk janë fotot, por puna që do e tregojë. Por, të harxhohet kaq shumë hapësirë për të diskutuar, a, edhe sulmuar Ramën, pse publikoi ca foto, është së pari shpenzim shumë i madh letre.
Së dyti, duket se ka një mezipritshmëri për t'i rënë kokës kreut të ri të qeverisë. Në politikë ka njerëz që kanë hedhur një fshat në erë, dhe nuk mund t'i rezervojmë ca fotove të njëjtin reaksion (për atë fshatin, disa gazetarë e opinionistë edhe nuk kanë folur shumë). Ne duhet të heqim dorë nga praktikat ku dënojmë me 10 vjet një hajdut celularësh dhe me 2 vjet një vrasës. Fajet, sikurse krimet, kanë shkallë.
Së treti, duket se në këtë vend të gjithë (përfshirë dhe mua), mendojnë se e dinë sesi duhet bërë shteti dhe mezi presin t'ia tregojnë Ramës. Në këtë pikën e tretë, ata që duhet të heshtin më shumë janë ish-maxhoranca, sepse, na e treguan që nuk dinë si bëhet shteti. Dhe për këtë nuk kishim nevojë fare as për foto.
K. Cukali
Comments
Jo mor jo! Duhet t'i dije

Jo mor jo! Duhet t'i dije mileti sa plehra ka pasur ne Kryeministri. Bile dhe foton e ish-te parit te saj ta vendosi aty, te fotot e tjera.

Problem do te ishte qe Edi Rama te mos beje vend per vete ne ate sfond fotosh, pasi do ta kete te veshtire...

bravo Koloreto, ke prekur

bravo Koloreto, ke prekur thelbin. na merziten keta lloj analistesh qe u duket vetja lindur kryeminister

Koloreto, mos humb kohe me

Koloreto, mos humb kohe me perralla por kap thelbin. Pyete Ramen publikisht kur ka ndermend te merret me ceshtjet e krimit e vjedhjes te Berishes&Co? Pse duhet qe gjithmone te merremi me gjera pa pike vlere? Rama perpiqet te shtyje kohe duke e kthyer qeverisjen si ndonje bicim programi televiziv, ne fakt si Jamais Vu i Mucit ku vetem foto jepen.

Ke faj o Edi qe i publikove

Ke faj o Edi qe i publikove fotot. Po mire po ai qe e la ne ate derexhe e mire qe nuk e kish kthyer ne banjo publike nuk ka faj?Ajo ndertese eshte nje Shqiperi ne miniature. E bukur vetem tek dhoma e pritjes se cdo gje tjeter eshte nje sketerre. Jo mor Edi tregoji te gjitha. Na nxirr me shume foto se me e pakta qe mund te bejme eshte te mos habitemi. Keta pseudo mendimtaret le te shkruajne se dhe ata do ta marrin ndonje lek. Po pse kush mendonte se do te lavderohej ai nga keta qe jane misherim i arsyes se mosarsyes qe me arsye aryetojne se ai ka bere gabim.

Add new comment