Godina e Kryeministrisë po "hidhet në tokë" për të gjetur përgjuesit e vënë nga ata që ikën?

Thashethemi që qarkullon prej kohësh se një nga arsyet e restaurimit të Kryeministrisë është së pari edhe një kontroll rrënjësor për përgjues, merr zë edhe në media. “Shqiptarja.com”, citon një funksionar shtetëror (që nuk dëshiron të bëhet publik) të ketë thënë se po kontrollohet gjithçka me detaje në godinën e Kryeministrisë.
“Kemi thirrur ekspertë për të kryer një kontroll, por sigurisht që kjo nuk mjafton. Për më tepër që nuk mund të kemi ende besim në të gjitha strukturat e shtetit”, - është shprehur funksionari.
Mendohet që në godinën e Kryeministrisë dhe në zyrat e ministrive, të jenë vendosur përgjues nga qeveria e mëparshme. Divanët, karriget, tavolinat, pikturat, printerat, fotokopjet,kompjuterat, etj.,kudo mund të jenë futur përgjues.
Ligjshmëria e këtij veprimi përbën një precedent të frikshëm anti-kushtetueshmërie.
Kush e ka bërë (nëse)? A di gjë SHISH? Koka e kujt duhet "të ikë" për këtë? Ku shkojnë fijet e përgjimit?
k.c.
Comments
Qevria Rama duket se po i

Qevria Rama duket se po i eerësohen sytë nga përgjuesit. Nuk fillon të bëjë punë si psh të uli TVSh për mallrat e shportës (veza, mielli, vaji) po merret me budallallëqe të tilla.

Punë e madhe për përgjuesit. Mbledhjet e Këshillit të Ministrave për mua duhet të jenë publike. Fundja qeveria ska pse ti fsheh gjë shtetasve të republikës.

Paranaoic much???

Paranaoic much???

per pergjuesit e gjenerates

per pergjuesit e gjenerates se fundit kam lexuar ne nje reviste,jane ne nivele te paimagjinueshme dhe kane filluar te mos kushtojne shume.E pamundur t'u shpetojne pergjuesve dhe as tentacionit per ti perdorur ndaj te tjereve,qofte kundershtareve e qofte miqve.

Ore, mos ua kane implantuar

Ore, mos ua kane implantuar pergjuesit ne trup Rames me qeveri e katandi, sic ia kishin implantuar cimken Neros tek Matrixi? Po sikur te jete keshtu c'te bejme? S'mjafton Rilindja per te shpetuar nga cimkat e Matrixit, duhet Revolution 2.0 kunder armiqve te padukshem qe zoterojne mendjen e Rames dhe nuk e lene te shpetoje boten. Vdekje Agent Smith! Liri Rilindjes!

Brenda kompllotit te cimkave paska rene edhe k.c.-ja, qe e kthen hipotezen ne fakt dhe kerkon kokat dhe fijet qe i terheqin dhe i komandojne. Imagjinoj k.c.-ne duke pare ne sy kafken qe mban ne dore dhe duke e pyetur: "Kush e ka bërë ..."

Sikur edhe thjesht shaka te

Sikur edhe thjesht shaka te jete kjo frike prej pergjuesve, tregon se Rama eshte i panatyrshem si kryesminister.

Si ka mundesi te kete frike nga ca qe u ndeshkuan nga 1 milion shuplaka?!

Prej cfare druhet, mos merret vesh nga ata, Salistet) (apo nga populli), kur dihet se eshte premtuar transparence maksimale dhe rilindje e tere shqiptareve?

Ose, leshohet kjo batute, per te larguar te qeshuren qe shkaktoi ai miku i kryeministrit qe rrefeu se edhe ai ishte donator per shkak te buxhetit bosh!

Rama nuk duhet te ike me nga Tirana: qeveria e tij - pa ate - kthehet ne nje "Kopesht pa Dreke"!

Erjon Veliaj ende ushtron kompetencat e kryetarit te forumit Mjaft, takohet me pjese te shoqerise dhe ju ofron vende ne administrate (romet, handikapet, te rinjte). Duket sikur Shqiperia sapo ka dale nga rrenojat e Luftes se Dyte Botnore, dhe po behemi gati te kendojme: Hajd te punojme/ Djersen ta Kullojme/Se ndertojme...Shqiperine e Re"!

Por po keshtu vepron edhe Rama, dmth si Berisha: kedo qe takon jashte shtetit, i le te kuptohet se ndonje dite mund te takohen ne tirone...(Bono, eshte simpatik, por duhen ca para per te, dhe kur buxheti s'ka, kush do jete donatori per Bonon?)

Add new comment